Dashnor Sula: Në PD ka njerëz
që nuk hapin gojën, rrinë kot

Deputeti dhe juristi i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka hedhur poshtë idenë e zhvillimit të referendumit, duke kërkuar që kjo të votohet në Parlament. Sipas tij përveç kostoave financiare ka edhe një kosto në kohë, ndaj sipas ti të votohet sa më parë. Më tej, gjatë bisedës në studion e TV A1 Report me gazetaren Mira Kazhani, Sula tha se edhe në vitin 2013 do të mund të bashkëpunohet me Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Në një nga të përditshmet jeni shprehur se çështja e imunitetit duhet të zgjidhet në Parlament, dhe jo nëpërmjet një referendumi. Pse?

Përpara se të jap opoionin për rrugën që duhet të ndiqet për zgjidhjen e çështjes së imunitetit, filimisht duhet të shpreh keqardhjen si jurist, si qytetar dhe politikan që çështja e imunitetit ka arritur në këtë pikë që të kemi këtë lloj debati. E them këtë pasi gjithë ato opinione që u dhanë nga opinionistë, konstitucionalistë, nga shoqëria civile nga grupet e interesit, do të na duhet t'ia kthejmë nga e para. Nëse ne do ta realizojmë një referundim, të jeni të sigurt që qytetarët kërkojnë një kufizim imuniteti për poltikianët dhe drejtuesit e lartë të administratës shtetërore. Këtë konkluzion e kam nxjerrë edhe nga kolegët e mij jurist, të cilët e shohin të nevojshme kufizimin e imunitetit, por edhe nga politikanët. Ky kufizimin imunitetit, dhe e përsëris, erdhi shumë vonë në Shqipëri, pasi është i vetmi shtet në Europë që ka një imunitet të ngushtë dhe hermetik, për sa i përket politikanëve dhe drejtuesve të tjerë që kanë imunitet. Nga eksperinca ime, prej 15 vitesh, them se Prokuroria i ka duart e lidhura me hekura përballë nesh, qoftë edhe për një hetim sa më të thjeshtë. Përveç rasteve të kryera në ndonjë vepër penale të kryer në flagrancë. Për të gjitha të tjerat në baza neneve 287,288,289 të Kodit të Procedurës Penale, Prokuroria ka shancin e mirë të kryej një hetim procedural. Sot Prokuroia ka aksesin e plotë në bazë të kodove dhe kushtetutës të hetojë dhe grumbullojë prova dhe fakte për një vit dhe pasatj të ngre një akuzë. Prokuroria nuk bën asnjë veprim të vetëm hetimor. Kjo tregon që mbrojtja e politikanëve është shumë hermetik.

Politika ka qënë unison për ta kufizuar imunitetin, problem dhe pengesa u has tek mënyra si do të kufizohej imuniteti, është i nevojshme referendumi për këtë apo jo?

Është shumë larg e thëna nga e bëra. Disa deputetë, por në veçanti Partia Socialiste me në krye Ramën kanë mbajtur këtë qëndrim (pra të votimit të imunitetit së bashku me ndryshime të tjera) për sa i përket votimit të ndryshimeve në Kushtetutë. E them këtë pasi për 21 prill ka qënë violin e parë PS-ja, për të ndryshuar Kushtetutën. Brenda tre javëve u bënë ndryshimet kushteuese mes dy forcave poltike në vend. Ndaj Rama duhet të jetë largpamës.

Kërkojnë garanci, dhe është e drejtë e tyre...

Unë jam dakord që ka problem, që institucionet nuk janë në nivelin maksimal të demokracisë, por kjo nuk do të thotë që këto institucione të vinë në nivelin maksimal të demokracisë, dhe ne të bëjmë ndryshime. Unë mund të shtroj një pyetje të drejtëpërdrejtë zotit Rama dhe PS, po ju them se çfarë do lloj nisme ka paraqitur PS për një ligj me shumicë të cilësuar ne kemi arritur gjithçka siç e ka kërkuar PS. Dua të them që edhe këtë rast për kufizimin, sigurisht që arritëm ku kërkoi PS, dhe do të ishte mirë të përfundonte kjo. Nuk ëhstë pushteti as i Berishës as i Ramës...

Pushteti është i Berishës sigurisht që kanë frikë...
Duke qënë se kam qënë jurist e kam të vështirë të flas pa prova dhe fakte. I ruhem shumë të dhënies së mendimit kur nuk ka fakte. Me gjeni qoftë një rast të vetëm të PS, të cilin ta ketë ndëshkuar kjo mazhorancë qoftë edhe për një vepër të lehtë penale. Që në disa raste kanë shkelur edhe ligjin. Sot kemi Prokurori kemi edhe gjykata. Gjyqësori ka gjynahet e veta dhe ne këtë duhet ta pranojmë. I pari që ka përgjegjësi për gjyqësorin nuk e është ekzekutivi, por është Presidenti i Republikës së Shqipërisë që duke qënë se është kreu i KLD kontrollon nëpërmjet mbledhjeve, apo të gradimeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Pasataj përgjegjësinë ka edhe Parlamenti që përmes rezolutave bën kontrollin e gjyqësorit dhe prokurorisë. Ekzekutivi është shumë larg gjyqësorit dhe Prokurorisë. Që do të thotë se nëse kemi gjyqësori funksionon s'kemi pse të kemi frikë.

Presim shtatorin për të bërë ndryshimet?
Nuk është e drejtë ajo që thotë Rama që të presim shtatorin dhe të votojmë ndryshimet Kushtetuese. Unë mendoj se ndryshimet e tjera kërkojnë kohë dhe debate njëkohësisht. Kemi 10 vite për të arritur këtu, dhe e kemi arritur një produkt, kufizimin e imunitetit.

Jeni për ta zgjidhur me referendum këtë çështje?

Zonja Topalli me shumë dashamirësi dhe zgjuarsi bëri një veprim shumë të mirë që nuk e hodhi në votim imunitetin në datën 6 gusht. Nëse do ta kishte hedhur për votim, do të duhej pas një viti të bëheshin ndryshimet. Ndaj në seancën e parë të muajit shtator, unë uroj të mblidhemi për të votuar imunitetin.

Nuk je për referendum?

Unë besoj parlamentin, sepse është rruga më e thjeshtë dhe më efikase për momentin. Referendum është një rrugë e jashtëzakonshme, jo normale.

Të flasim pak për grupin e PD, si funksionon, jeni solid, ka debat apo diktak?

Po ju them me sineqritet. Dua të sqaroj pozicionin tim, unë në PD kam hyrë që në dhjetorin e '90 dhe do vdes aty, po na nxorrën nga dritarja, atëhere iki.

Ka lidhje me listat kjo?

Nuk thashë këtë, nuk jam aq dritëshkurtër. Unë kam punuar si jurist dhe më pas jam kërkuar nga strukturat e PD dhe nga vetë zoti Berisha dhe më pas kam pranuar me kusht për të përmbushur kërkesat e qytetarëve.

Si janë raportet me Topin? Keni qënë miq...

Nuk jemi miq sepse unë jam i parimit se çdo politikan duhet ta bëjë luftën brenda forcës së tij politike, sepse dhe shumë figura ikën dhe janë rikthyer sërish.

A ka debat ne PD?

Po sigurisht ka debat. Por ka edhe një rënie të debatit, pasi vetë deputetët nuk kanë iniciativën e duhur për të ngritur problematika. Në grupin e PD ka njërëz që nuk faslin fare. Unë jam për atë që gjithë trupa parlamentare, edhe deputeti më i thjeshtë që nuk ka asnjë angazhim duhet të japi një kontribut.

Pse nuk e bëni të hapur debatin në grup?

Media informohet edhe kur bëhen debatet me dyer të mbyllura. Grupi i PD është një grup solid dhe funksionon shumë mirë si grup parlamentar. Nuk është morale për ata deputetë që ikin në fund të mandatit. Pse? Pse për gjatë tre, gjashtë viteve nuk e ngreh vetëm një herë një problem, apo të shfaqëesh problematikat, ndrësa një ditë si rrufe në qiell të pastër kërcet dhe ikën me akuza.

Kujt i referoni?

Për etikë nuk po marr emra konkretë.

I ka zënë frika deputetët nëse do të jenë në listë apo jo? Kanë ankth, meqë keni kontakte të përditshme me ta...

Mund të them që ka ankth. Duke pasur se si funksionon parlamenti, sigurisht që është frikë. Zoti Berisha është një nuhatës shumë i mirë i politikës, dhe di ti japi vlera çdo lloj politikani gjatë një mandate. Në lista nuk duhet të kemi deputetë pa vlera, që janë shurdh dhe memec.

Si i shikoni në 2013 partitë e vogla? Ka një parashikim?

Nga përvoja prej 22 vitesh është konkluduar se forcat politike janë të brishta, mos harrojmë që drejtuesit e forcave politike duhet të jenë njerëz me karizëm që duhet të mbartin vlera të jashtëzakonshme.

Si e shikoni aleancën me LSI?

Shumë mirë! Në këto tre vjet kemi pasur një bashkëpunim shumë të mirë, për të cilën shpresoj të qeverisdim edhe në vitin 2013. U bënë hamnerdësime shumë për zgjedhjen e Presidentit, por ne ishim sërish ishim në bllok.
(fc/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 13:30

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?



×

Lajmi i fundit

Vdekja e 12-vjeçarit te Pediatria, reagon QSUT: Humbi jetë nga miokardi akut

Vdekja e 12-vjeçarit te Pediatria, reagon QSUT: Humbi jetë nga miokardi akut