Nën tingujt e këngëtarit të baladave të dashurisë, Alban Skënderaj, Donaldi dhe Beatrixi kanë vallëzuar në krahët e njeri-tjetrit.

Çifti, nëse mund ta quajmë kështu kalon çdo moment në shtëpinë e “Big Brotherit”, duke falur përqafime dhe puthje, edhe në sytë e banorëve, pasi tashmë ndihen rehat dhe kanë pranuar ndjenjat e tyre.

“Dashuria i jep krahë, ,dhe kujt nuk i ka unë dhe ti, ishim ata”, thotë kënga, ndërsa Trixa me Donaldin shijojnë “fluturat” në stomak.