Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola ka thënë se nëse do kishte një telefonatë nga Barcelona do ishte pranë klubit. Trajneri lidhi situatën e Artetës që kishte një ndjeshmëri për Arsenalin dhe si ndihmës i tij te City, pranoi të drejtonte "Topçinjtë".
“Kur Arteta ishte asistenti im te City, ai i festoi çmendurisht të gjithë golat, përveç atyre kundër Arsenalit. Ai e donte Arsenalin. Është si marrëdhënia ime me Barçën. Nëse do të isha ndihmës trajner dhe Barça më thërriste, do të shkoja, është klubi im”, tha Pep.
Spanjolli tregoi se Arteta është një tifoz i Arsenalit dhe nuk mund ta pengonte të kalonte në Londër.
"Të gjithë kanë ëndrra dhe unë e di se ai shkoi në klubin e tij, në klubin që ai ëndërronte. Ai është një tifoz i Arsenalit duke luajtur atje, ai ishte kapiten dhe e donte atë klub. Nuk doja që t'i pengoja rrugën. Jeta është shumë e shkurtër. Duhet të fluturosh", tha Guardiola.