Dashuria për pianon dhe jeta me një maestro si Zhani Ciko, Rudina Ciko rrëfen në ‘Esencë’ pasionin: Fatlume, muzika më qetëson mendërisht

Sot në "Esencë" pianistja Rudina Ciko na rrëfeu mes emocionesh jetën personale dhe profesionale.  E rritur mes një biblioteke të madhe dhe mes tingujve të pianos që në fëmijëri. Ajo kujtoi fillesat e lidhjes së saj me instrumentin e pianos, që i ndryshoi gjithë pjesën tjetër të jetës.

"Pianoja më qetëson mendërisht, është antistres"-shprehet ajo për instrumentin që i ka kushtuar jetën.

Të ndash skenën dhe jetën me bashkëshortin për Rudina Cikon është një moment që ajo e konsideron fatlum. Rudina dhe Zhani Ciko janë çifti fisnik dhe elegant që i japin njëri-tjetrit dhe publikut emocionet e artit që ndajnë bashkë.

Një prej emocioneve që për artistët jetohen njëherë në jetë, Rudina kujton edhe ndjekjen nga afër të koncertit të Vjenës. Dy video mesazhe surprizë erdhën për Rudinën nga mikeshat dhe koleget e saj, pianistja Laura Kushta dhe sopranoja Mariana Leka.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion