Davos të Zvicrës po mbahet ceremonia e prezantimit të Bordit të Paqes për Gazën, organizatë që do të udhëhiqet nga Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.

Të pranishëm në këtë prezantim kanë qenë disa liderë të vendeve që do të marrin pjesë në Bordin e Paqes, përfshi edhe Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Por kryeministri Edi Rama nuk ka qenë i pranishëm në takim.

Gjatë fjalës së tij, Trump tha se kjo organizatë do të ketë sukses në Gaza. Ai shtoi se pjesëmarrës në Bordin e Paqes janë kryesisht liderët e vendeve që e pëlqejnë atë, teksa tha më tej se të gjithë shtetet që kanë marrë ftesë mund të bëhen pjesë.

Trump rikujtoi edhe njëherë vuajtjet e popullit të Gazës, që sipas Presidentit amerikan po vdisnin urie disa kohë më parë, gjë për të cilën ai tha se nuk do të ndodhë më.

Më herët Trump ka firmosur deklaratën për ngritjen e Bordit të Paqes. Deklarata e Bordit të Paqes u votua edhe nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila më herët zhvilloi edhe një takim të shkurtër në sallë ‘kokë më kokë’ me Presidentin Trump.

Po ashtu deklaratën e votuan edhe disa liderë të tjerë shtetesh. Kështu që zyrtarisht Bordi i Paqes është funksional si një organizatë ndërkombëtare.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:40
Trump: Mendoj se po i afrohemi paqes në Ukrainë!

1769082080_trump429.webp

Presidenti Donald Trump është shprehur se mendonte se paqja në Ukrainë ishte shumë afër.

Sipas mediave të huaja, komentet Trump i bëri sapo u largua nga prezantimi i Bordit të Paqes në Davos.

Ndërsa po dilte, ai kaloi pranë gazetarëve, ku u pyet lidhur me luftën në Ukrainë dhe nëse do të kishte ndonjë marrëveshje paqejë sëshpejti.

Në përgjigje Trump tha:

"Sot, siç e dini, unë dhe presidenti Zelensky do ta diskutojmë këtë. Do të takohemi me Presidentin Putin sot ose nesër dhe njerëzit po shkojnë atje dhe mendoj se po i afrohen paqes. Shumë njerëz po vriten. Duhet ta bëjmë", tha mes të tjerash Trump.

Trump ka thënë vazhdimisht se ata duhet ta “përfundojnë” kur bëhet fjalë për luftën në Ukrainë, por përpjekjet e mëparshme diplomatike deri më tani kanë dështuar.

Gjatë fushatës presidenciale, ai pretendoi se mund ta përfundonte luftën brenda një dite të vetme, por që atëherë ka thënë se kjo ka rezultuar më e vështirë nga sa priste.

Ora 12:14
Gaza e re, Jared Kushner ilustron me harta planin e rindërtimit

Dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner, i cili ishte element kyç në ndërmjetësimin e planit të paqes për Gazën, ka marrë fjalën gjatë ceremonisë në Davos, raporton Sky News.

Ai prezanton një “masterplan” për të ardhmen e Gazës, shoqëruar me një hartë.

“Njerëzit na pyesin cili është plani ynë B,” thotë Kushner. “Ne nuk kemi një plan B, ne kemi një plan. Ne nënshkruam një marrëveshje. Të gjithë jemi të dedikuar për ta bërë atë marrëveshje të funksionojë. Ekziston një masterplan. Ne do ta zbatojmë atë me faza në Lindjen e Mesme. Ata ndërtojnë qytete si këto për, e dini, dy ose tre milionë njerëz. I ndërtojnë këto për tre vjet. Dhe gjëra të tilla janë shumë të realizueshme, nëse vendosim t’i bëjmë të ndodhin.”

Pas tij, hartat tregojnë Gazën dhe Rafahun e rindërtuar.

Kushner përfundon me një apel, pasi thotë se po sheh “shumë njerëz që po përpiqen të përshkallëzojnë situatën”.

“Thjesht qetësohuni për 30 ditë,” thotë ai. “Mendoj se lufta ka mbaruar, le të bëjmë më të mirën tonë për të punuar së bashku. Qëllimi ynë këtu është paqja midis Izraelit dhe popullit palestinez. Të gjithë duan të jetojnë në paqe, të gjithë duan të jetojnë me dinjitet. Le t’i përqendrojmë përpjekjet tona në mbështetjen e atyre që po bëjnë punën për ta ndërtuar këtë”, tha Kushner.

 

 

Ora 12:07
19 shtetet që firmosën dokumentin e themelimit të Bordit të Paqes për Gazën

1769080237_firmosja.jpg

Presidenti amerikan Trump nënshkroi dokumentin i pari, duke themeluar zyrtarisht Bordin e Paqes si një organizatë ndërkombëtare. Udhëheqësit dhe përfaqësuesit e shteteve që janë pjesë e tij firmosën me radhë së bashku me presidentin amerikan. Shtetet që nënshkruan ngritjen e Bordit të Paqes për Gazën në Davos:

1.      Bahreini

2.      Maroku

3.      Argjentina

4.      Armenia

5.      Azerbajxhani

6.      Bullgaria

7.      Hungaria

8.      Indonezia

9.      Jordania

10.  Kazakistani

11.  Kosova

12.  Pakistani

13.  Paraguai

14.  Katari

15.  Arabia Saudite

16.  Turqia

17.  Emiratet e Bashkuara Arabe

18.  Uzbekistani

19.  Mongolia

Shumë shtete nuk ishin të pranishme në ceremoninë e nënshkrimit në Davos edhe pse kanë pranuar të bëhen pjesë e Bordit, siç është rasti i Shqipërisë. Në përfundim të ceremonisë, Presidenti amerikan tha se shumë shtete të tjera i janë bashkuar Bordit, por pa specifikuar një numër konkret.

Ora 11:50
Rubio nga Davosi: Trump po bën një punë të madhe, ftojmë edhe vende të tjera t'i bashkohen Bordit të Paqes

1769079289_rubio.JPG

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka deklaruar se presidenti Donald Trump po bën një punë të madhe, lidhur me sigurinë.

Në Forumin Ekonomik të Davosit, Rubio tha se SHBA fton edhe vendet e tjera që t'i bashkohen Bordit të Paqes për Gazën.

“Ne nuk jemi limituar në punën tonë që kemi bërë, e kemi çuar sigurinë e SHBA në majë, me këtë mandat historik. Këto rezultate janë padyshim mjaft të rëndësishme. Do bëjmë edhe më shumë se kaq. Ishte një punë e jashtëzakonshme edhe e presidentit të SHBA, Donald Trump. Ai merr vendime që janë në të mirë të të gjithë njerëzimit. Ne e dimë që aksionet e ndërmarra nga SHBA janë pozitive dhe do të bëjmë edhe më shumë në të ardhmen. Do të bëhet punë fantastike për të gjithë. E dimë sesa e vështirë ka qenë më përpara. SHBA janë mirënjohës liderëve që janë këtu, por edhe vende të tjera mund të bashkohen.", thekso ai.

Ora 11:39
Bordi i Paqes për Gazën/ Trump dhe Osmani shtrëngim duarsh në Forumin Ekonomik të Davosit

Në Forumin Ekonomik të Davosit u themelua zyrtarisht Bordi i Paqes si një organizatë ndërkombëtare. Udhëheqësit dhe përfaqësuesit e shteteve që janë pjesë e tij firmosën me radhë së bashku me presidentin amerikan, Donald Trump.

Ndërkaq, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ishte e pranishme së bashku me shumë liderë të tjerë botërorë në ceremoninë e nënshkrimit të Bordit të Paqes.

Osmani u ul pranë Trump në momentin e hedhjes së firmës së saj. Mes dy liderëve ka pasur shtrëngim duarsh dhe një bisedë të shkurtër.

Edhe Shqipëria ka pranuar ftesën e Trump për të qenë pjesë e Bordit të Paqes, por kryeministri Edi Rama nuk ishte i pranishëm.

Në Davos, ishin 19 shtete të cilat nënshkruan marrëveshjen; Bahreini, Maroku, Argjentina, Armenia, Azerbajxhani, Bullgaria, Hungaria, Indonezia, Jordania, Kazakistani, Kosova, Pakistani, Paraguai,  Katari,  Arabia Saudite, Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Uzbekistani dhe Mongolia.

Gjatë fjalës së tij, Trump tha se kjo organizatë do të ketë sukses në Gaza. Ai shtoi se pjesëmarrës në Bordin e Paqes janë kryesisht liderët e vendeve që e pëlqejnë atë, teksa tha më tej se të gjithë shtetet që kanë marrë ftesë mund të bëhen pjesë.

 

Ora 11:31
Bordi i Paqes, Trump: Shumë vende e pranuan ftesën time, do të fillojë rindërtimi i Gazës

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se shumë vende kanë pranuar ftesën e tij për të qenë pjesë e Bordit të Paqes për Gazën.

Në fjalën e tij në Davos, Trump u shpreh se do të çmilitarizohet Hamasi dhe do të nisë rindërtimi i Gazës.

“Është nder i madh për mua. Kur u hodh ideja që duhet ta krijoja këtë bord, e kam marrë shumë seriozisht. Shumë të rinj i janë bashkuar këtij bordi. Të gjithë vendet mund t’i bashkohen. Ne i kemi dërguar edhe vendeve që janë këtu në Davos. I ftojmë të gjitha vendet, janë të gjithë miqtë e mi. Disa më pëlqejnë, disa nuk më pëlqejnë. Këta që janë këtu më pëlqejnë. Kemi bërë planin tonë për Gazën. Ne e dinim që njerëzit po vdisnin për bukë në Gaza, kjo nuk ndodh më. Nuk do të ketë më njerëz që vdesin nga uria në Gaza. Faledneroj Witkoff dhe Kushner për punën që kanë bërë. Kthyem edhe trupat e atyre që nuk ishin gjallë. Ishin të rinj dhe ne arritëm t’i kthenim të gjithë në shtëpi. Kam dhe dy fjalë për Hamasin. Ia bëra të qartë, duhet të lironte pengun e fundit. Kemi çmilitarizimin e Hamasit dhe rindërtimin e Gazës. Do kemi sukses në Gaza.", theksoi ai.

Ora 11:29
Prezantimi i Bordit të Paqes për Gazën, prezente Vjosa Osmani! Kryeministri Rama nuk është i pranishëm në Davos

Kryeministri Edi Rama nuk është i pranishëm në prezantimin e Bordit të Paqes nga Presidenti Donald Trump në Davos.

Burime për Report TV bëjnë të ditur se e pranishme në prezantim është Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Po ashtu bëhet e ditur se i pranishëm është edhe ish-kryeministri britanik, Tony Blair. Ditën e djeshme Trump tha se 59 shtete kishin pranuar pjesëmarrjen në Bordin e Paqes për Gazën.

Ndërkohë ditën e sotme CNN ka shkruar se sot në nënshkrimin për Bordin e Paqes në Gaza do të marrin pjesë 35 liderë dhe delegacione shtetesh.

Bordi i Paqes për Gazën është pjesë e fazës së dytë të planit 20-pikësh të armëpushimit në Gaza, të ndërmjetësuar nga SHBA-të, në shtator.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e mbështeti planin në nëntor, duke i dhënë Bordit legjitimitet ndërkombëtar. Bordi synon të mbikqyrë ç’militarizimin dhe rindërtimin e Gazës.

Ora 11:17
Bordi i Paqes për Gazën, Trump: Sot bota është më e sigurt se 1 vit më parë

Në Forumin Ekonomik të Davosit po mbahet ceremonia për nënshkrimin e formimit të Bordit të Paqes për Gazën.

Trump tha se ky është një moment emocionues dhe bota është më e sigurt e më në paqe se më parë.

"Kjo është një ditë shumë emocionuese, e cila është përgatitur prej kohësh. Shumë vende sapo kanë marrë njoftimin dhe të gjithë duan të jenë pjesë e tij. Dua të falënderoj ish kryeministrin e Britanisë, Tony Blair. Në këto 12 muajt e fundit kemi arritur, nuk kishte ndodhur kurrë më parë, kemi mandat të fuqishëm në atdhe. Ekonomia amerikane ka një rritje. Kemi kaluar në 5.8% të rritjes ekonomike. Do ketë rritje edhe më të madhe ekonomike. Bota është më e sigurt dhe më në paqe se 1 vit më parë”, theksoi Trump.

Ora 11:07
NATO: Rutte nuk ka propozuar kompromise mbi sovranitetin e Groenlandës

1769064592_markruttedonaldtrump.jpeg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, “nuk ka propozuar asnjë kompromis mbi sovranitetin” e Groenlandës gjatë takimit të tij në Davos me presidentin e SHBA-së, Donald Trump. Këtë e deklaron Allison Hart, zëdhënëse e Aleancës Atlantike, në një komunikatë.

Takimi “shumë produktiv” mes të dyve u përqendrua te “rëndësia kritike e sigurisë në rajonin e Arktikut për të gjithë aleatët, përfshirë SHBA-në”, dhe diskutimet mes aleatëve mbi kornizën e referencës për marrëveshjen e përmendur nga Trump “do të fokusohen në garantimin e sigurisë së Arktikut përmes përpjekjeve kolektive të aleatëve, në veçanti të shtatë aleatëve arktikë”.

“Negociatat mes Danimarkës, Groenlandës dhe SHBA-së do të vazhdojnë me synimin për të siguruar që Rusia dhe Kina të mos fitojnë kurrë një pozicion avantazhi, as ekonomik dhe as ushtarak, në Groenlandë”, përfundon Hart.

Ora 11:04
Merz nga Forumi i Davos: Me Melonin do propozojmë ide të reja për të ndryshuar BE-në

1769076364_merznedavos.JPG

Kancelari gjerman Friedrich Merz, në fjalën e tij në Forumin e Davosit, deklaroi se ka përpunuar së bashku me kryeministren Giorgia Meloni “ide të reja” për të ndryshuar Bashkimin Evropian, “të cilat do të propozohen së shpejti”, mes tyre edhe “një frenë emergjente për burokracinë”. Merz kritikoi ashpër teprinë e burokracisë dhe të rregulloreve në BE, që sipas tij kanë “frenuar potencialin tonë: e gjithë kjo duhet të ndryshojë”. Merz dhe Meloni do të takohen të premten në Romë për një samit ndërqeveritar.