Kryeministri i Turqisë dhe njëkohësisht Kryetari i Partisë AK, Ahmet Davutoglu në mbledhjen e grupit parlamentar të kësaj partie ka drejtuar kritika të ashpra ndaj Perëndimit në lidhje me situatën në Siri.
Në fjalimin e tij ai është shprehur se janë duke dëgjuar zëra kundërshtues që rebelojnë ndërgjegjen në lidhje me konfliktin e armatosur në Siri.
"Nëse ulesh dhe i shtrëngon dorën Asadit, ajo dorë e shtrënguar nuk do të fshihet kurrë nga kujtesa e ndërgjegjes njerëzore. Të shtrëngosh dorën e Asadit nuk ka ndonjë ndryshim me shtrëngimin e duarve të Hitlerit, Millosheviçit, Radovan Karaxhiçit apo Sadamit".
Davutoglu ndër të tjera tha se Turqia ia ka hapur dyert të gjithë refugjatëve të ardhur në kufijtë e tyre. "Ne nuk kemi bërë asnjë dallim race apo fesë. Kush do që erdhi në kufijtë e Anadollit i kemi mirëpritur dhe Zoti është dëshmitar për këtë. Nuk kemi lënë askënd jashtë për shkak të mendimit, etnisë apo fesë" është shprehur kryeministri turk.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com