Dea Mishel tregon për ndërhyrjen e papritur: Mrekullitë ndodhin

Dea Mishel tregon për ndërhyrjen e papritur: Mrekullitë ndodhin

Dea Mishel

Ish-banorja e BBV 2 Dea Mishel, është rikthyer në ekran pas një shkëputjeje të gjatë televizive. Së fundmi e ftuar në një intervistë televizive ajo ka rrëfyer për operacionin delikat në kokë.

"Kjo shkëputje e gjatë e imja nga ekrani erdhi sepse më duhet të fokusohesha te shëndeti. Një ndërhyrje e papritur, diçka që dukej të ishte e vogël por doli se ishte një gjë shumë e komplikuar dhe më trembi goxha të them të drejtën.

Më sfidoi, por gjithashtu më mësoi shumë. Më ka mësuar të jetoj momentin, të gjej lumturi në gjërat e vogla në jetë, që ndoshta ndonjëherë i marrim për të mirëqena, si për shembull, familja, shoqëria, njerëzit që duam", tha Dea.

Më tej ajo dha edhe një mesazh për njerëzit që kanë probleme shëndetësore.

"Kam një mesazh për të gjithë ata që na ndjekin. Mos i lini kontrollet mjekësore pas dore, sepse një kontroll i hershëm mund të shpëtojë një jetë. Forca për të gjithë ata që mund të kenë një problem shëndetësor. Lutem për ju, jepini vetes pozitivitet, sepse mrekullitë ndodhin. Besoni në Zot", thekson ajo.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste!  Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste! Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty