Diskutimi nëse bizneset po deklarojnë apo jo pagat reale, u shoqërua me debate në studion e Report TV. Florian Zekja Koordinator i shoqatës “Pro-Eksport”, thotë se bizneset nuk mund të anatemohen duke thënë se po mashtrojnë me pagat.
Sipas tij sektori i manifakturës pavarësisht sfidave me të cilat vijon të përballet, ka vijuar ti rrisë pagat e punëtorëve me deri 30% gjatë viteve të fundit.
“Në radhë të parë biznesi nuk mashtron. E dyta biznesi nuk bën punë kriminale, por është ai që çon ekonominë përpara. Pagat siç e dimë normalisht nuk vendosen as nga qeveria por as nga gjendja ekonomike. Ato vendosen nga një treg i lirë i cili po të shohim dy vitet e fundit treg, sidomos pas pandemisë biznesi në përgjithësi ka bërë një rritje të pagave deri në 30%, ku këtu mund të përmend sektori manifakturës që pati një situatë shumë të mirë, por pastaj 2023 filloi një rënie e prodhimit dhe të gjithë problematikave dhe tani ka një problematikë tjetër që nuk e thotë asnjëri që biznesi i manifakturës vetëm nga këmbimi i euros ka pasur një rënie prej 25-30%”, thotë Zekja.
“Biznesi është engjëll dhe paguan rregullisht pagat njësoj sa i deklaron në tatime apo paguan më pak”, pyet Çoçoli.
“Biznesi nuk është engjësll por nuk është as djalli. Biznesi ka ato problematika të cilat kanë të gjithë bizneset në gjithë botën por nuk është kriminel biznesi”, thotë Zekja.
“Është kriminel kur trukon pagat”, ndërhyn Çoçoli.
“Biznesi i eksportuesve po bën diçka heroike, biznesi manifakturës punëson 70.000 veta, i ka mbi kurriz, sepse e gjithë kjo rënie e euros artificiale e krijuar nga shumë faktorë po e përballon biznesin. Kështu që biznesi është bërë mur gome duke mbrojtur, duke mbajtur përsipër të gjithë problematika që ka ekonomia shqiptare të cilat vijnë nga problematika të tjera”, shprehet Zekja.
Lajmi kryesor:
Punonjësit nën ‘kthetrat’ e nëndeklarimit, paga mesatare bie në 83.300 lekë! Çoçoli: ‘Trukimi’ krim ekonomik! Zekja: Mos ‘anatemoni’ biznesin, zhvillon ekonominë











