Debate të forta në mbledhjen e
strukturave të PS-së në Shkodër
Sterkaj: Pati përçarje elektorati

Debate të forta në mbledhjen e<br />strukturave të PS-së në Shkodër<br />Sterkaj: Pati përçarje elektorati
Nuk ka qenë aspak e lehtë mbledhja e parë që Ditmir Bushati ka drejtuar si koordinator i strukturave të Partisë Socialiste në Shkodër. Pakënaqësitë e bashkëpunimit me LSI- në, por edhe vetë puna e strukturave socialiste kanë ndezur debatet në sallën ku zhvillohej mbledhja me dyer të mbyllura.

Struktura bazë e PS-së në këtë qark u akuzua se nuk ka punuar ashtu siç duhet, prandaj edhe mori një rezultat humbës në Bashkinë Shkodër. Nga ana tjetër anëtarët e PS-së kanë akuzuar drejtuesit e selisë rozë se i kanë lanë në harresë të plotë. 

Anëtarë të këtyre strukturave, të pranishëm në mbledhje bëjnë të ditur për “Shqiptrja.com” se deputeti Paulin Sterkaj ka pranuar se Partia Socialiste po kalon një moment të keq dhe se strukturat drejtuese të fushatës ishin të përçara.

“Shumica ishin në mëngjes me Ketin (Keti Bazhdarin) në darkë me Namikun (Namik Kopliku), në tre të natës me Tomën (Tom Doshin) e në mëngjes me Gonin (Agron Çela)... i kam me filmime. Nuk kemi asnjë infektim me koalicionin”, mësohet se ka thënë Sterkaj. Por këto deklarata i mohoi jashtë dyerve të mbledhjes.

“Nuk kemi asnjë fërkim as me Gonin as me LSI-në as me askënd. Kjo ishe mbledhje e PS është me brendshme. Nëse je keni infiltruar e keni marrë një informacion përpunoni atë. Unë ju them që marrëdhëniet me LSI-në janë perfekte. Të paktën të miat me LSI-në në Shkodër dhe në qendër atje i kam perfekt”, deklaroi Sterkaj.

Edhe pse Sterkaj ka bërë këtë deklaratë publike, gjatë diskutimeve me dyer të mbyllura ai mësohet se e ka cilësuar si qesharake humbjen e PS-së Shkodër. Të njëjtat burimet bënë të ditur se, Sterkaj u shpreh se koalicioni me LSI-në ka dëmtuar PS-në në Shkodër, dhe tregues për këtë është rezultati i zgjedhjeve.

Edhe ish-kryetari i komunës së Bërdicës, Besnik Brahimi në mbledhje u shpreh se drejtorët e PS-së kanë parë interesat personale. Koordinatori Ditmir Bushati është përpjekur që të qetësojë gjakrat, por edhe të zgjidhë situatën duke pranuar se jo gjithçka ka funksionuar siç duhet ndaj paralajmëroi se do të ketë zgjedhje për të kryetarin e ri të partisë të kësaj dege.

“Jo gjithçka ka funksionuar sipas parashikimeve në zgjedhje. Do të ketë zgjedhje për kryetar partie, do diskutohen problemet. Duhet të zgjidhim problemet dhe rrisim numrin e anëtarësinë”, është shprehur Bushati.

Bushati veçoi se çdo i mandatuar nga Partia Socialiste duhet të mbajë përgjegjësi për pozicionin e tij dhe njoftoi se të gjithë drejtorët e emëruar do të kalojnë në sitë.

Kjo është mbledhja e parë e zhvilluar nën drejtimin e Bushatit me strukturën e re organizative të PS-së. Ministri i Jashtëm është caktuar koordinator për rajonin Shkodër-Kukës.

Shkak për këtë situatë të vështirë të strukturave të PS-së në Shkodër është humbja e kandidates së koalicionit të majtë, Keti Bazhdari me 10 mijë vota diferencë përballë kandidates së PD-së, Voltana Ademi ne zgjedhjet e fundit vendore. Ndërsa në rank qarku, PS ka fituar tre nga pesë bashki në total.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Korrupsioni, pesticidi më i rrezikshëm i ekonomisë', Tabaku reagon për bllokimin e mandarinave: Njollë e keqe sigurinë për ushqimore në vend

'Korrupsioni, pesticidi më i rrezikshëm i ekonomisë', Tabaku reagon për bllokimin e mandarinave: Njollë e keqe sigurinë për ushqimore në vend