Debatet e PD për buxhetin e organeve të vettingut, Komisionerët Publikë sqarojnë: E kemi parashikuar edhe mbarimin e mandatit më 17 qershor

Debatet e PD për buxhetin e organeve të vettingut, Komisionerët Publikë sqarojnë: E kemi parashikuar edhe mbarimin e mandatit më 17 qershor

Përfaqësues të Institucionit të Komisionerëve Publikë në Komisionin e Ligjeve

Që prej 15 tetorit kur Partia Socialiste depozitoi zyrtarisht hapin konkret për zgjatjen e afateve të organeve të vettingut, duke propozuar shtyrjen me 2 vite e gjysmë afati i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Partia demokratike nuk ka dhënë asnjë përgjigje të qartë nëse është pro apo kundër.

Por në këto ditë të diskutimit të buxhetit, PD ka ngritur pyetjen nëse buxheti për institucionet e vettingut, KPK dhe komisionerëve publikë, është parashikuar të mbarojë më 17 qershor 2022 kur edhe i mbaron mandati apo për gjithë vitin.

Përfaqësuesit e komisionerëve publikë thonë se buxheti është bërë duke marrë parasysh edhe mbarimin e mandatit por edhe dispozitën tranzitore që parashikon se administrata vazhdon mandat përtej mandatit kushtetues.

"Fondin e pagave e kemi llogaritur të plotë vetëm për 6 muaj, po ashtu kemi pasur kujdes të bëjmë parashikime mbi shtesat mbi pagë për njësitë që ligji i parashikon. Komisioneri Publikë ka qenë i kujdesshëm t'i ketë parasysh këto 2 dispozita, njërën që flet për mbarimin e mandatit dhe tjetra për situatën tranzitore.  

Ne kemi parashikuar buxhet vetëm për vitin 2022. Për vitin tjetër është parashikuar më pak se gjysma", thanë përfaqësuesit e institucionit të komisionerëve publikë.

Në qershor të 2022 Komisionit të Pavarur të Kualifikimit njohur si vetingu në shkallën e parë, i skadon afati, në një kohë që gjysma e gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk i janë nënshtruar ende procesit të verifikimit për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. Afati i këtij institucioni ishte 5 vite, për shqyrtimin e figurës së afro 800 subjekteve, gjë që nuk u arrit në kohë. Për këtë arsye mazhoranca ka artikuluar se do të kërkojë shtyrjen e afatit të trupës së shkallës së parë të vetingut dhe komisionerit publik, ndërsa i ka bërë thirrje opozitës që të bashkëpunojnë në këtë aspekt. 

Kujtojmë se ndërkombëtarët kanë kërkuar hapur që parlamenti të kalojë reformën kushtetuese për të zgjatur mandatin e anëtarëve të KPK. Kushtetuta ka parashikuar kur KPK-së i mbaron mandati, puna i kalon KLP-së dhe KLGJ-së ndërsa puna e komisionerëve publikë i kalojnë drejtuesit të SPAK. Por nga socialistët është argumentuar se mirë do të ishte zgjatja e mandatit pasi kur proces i filluar nga ky komision pra vetingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve, të mbyllet nga ky komision.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:08
Komisioni i Ligjeve/ Celibashi kërkon për KQZ-në dyfishin e buxhetit të vënë në dispozicion: Na duhen për investime

Në buxhetin e vitit të ardhshëm janë parashikuar 185.9 milionë lekë në total për KQZ, ndërkohë që kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka kërkuar ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve një fond shtesë prej 184 milionë lekësh, gati dyfishin e fondit të vënë në dispozicion.

Sipas Celibashit, nga ky fond, 39 milionë e 480 mijë lekë do të shkojnë për investim në magazinën e KQZ ku do të qëndrojnë pajisjet e teknologjisë që u përdorën gjatë zgjedhjeve parlamentare, për identifikimin dhe numërimin elektronik.

“Kushtet nuk janë të mira, kërkojnë kushte specifike” tha ai.

Ndërkohë, 100 milionë lekë sipas Celibashit do të shkojnë për rikonstruksione të dy magazinave të tjera në KQZ. Fondet e tjera në shuma më të vogla kërkohen për vetë KQZ-në. 18 milionë ai kërkoi për godinën e KQZ dhe 6.5 milionë për pajisje zyrash e kompjuterë. Një fond prej 6 milionë lekë Celibashi kërkoi për blerjen e dy automjeteve. Disa prej këtyre kërkesave, deputetët e komisionit të Ligjeve i aprovuan, duke i konsideruar të nevojshme. Vlerësimin final ndërkohë do e bëjë Komisioni i Ekonomisë.

FONDET QË KËRKON KQZ

182.00000 lekë për godinën e KQZ

6.5 milionë lekë për pajisje zyrash e kompjuterike

39 480 000 rikonstruksion magazine

100 mln rikonstruksione, 2 magazinave të tjera

9.839 mijë lekë për sallën e mbledhjeve të KQZ

6 milionë lekë për dy makina

2 milionë për serverin e KQZ

K.T./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale