Debatet, partitë duan të numërojnë votën e diasporës! PD kundër Celibashit: S’mund të shpikni proces të ri! PS rezerva: Vëzhgues apo anëtarë?

Depolitizimi i administratës zgjedhore do të nisë nga vota e diasporës. Kjo sepse votat nga jashtë do të numërohen nga persona të caktuar nga KQZ, dhe jo nga përfaqësuesit e partive. Por dy partitë më të mëdha parlamentare, pikërisht PS dhe PD, do të kenë mundësinë vetëm të kenë nga një vëzhgues secila në tavolinat ku do të hapen zarfet e votave të diasporës.

Ky propozim i Komisionerit Ilirjan Celibashi, është bazuar në Kodin Zgjedhor, ku thuhet se zarfet me vota nga jashtë, numërohet nga administrata e KQZ.

Por dy partitë më të mëdha, shfaqën pakënaqësi. PD kërkoi që votat nga jashtë, të trajtohen njësoj me votat brenda vendit, kurse PS nuk është kundër numërimit nga KQZ, por kishte vërejtje për vëzhguesit e partive dhe rolin e tyre në proces.

Elena Xhina, Përfaqësuese e PS: Nuk jam dakord me termin “anëtar vëzhgues”

Ivi Kaso, Përfaqësues i PD: Në asnjë germë nuk i jepet leje kreative KQZ-së që të shpikë një proces të ri, teksa Kodi Zgjedhor ka rregulla për të gjithë procesin. Nuk jeni të autorizuar të shpikni procedurë krejt të re, ndryshe nga ajo e shqiptarëve që votojnë brenda vendit. Të jetë e njëjtë si brenda vendit.

Ilirjana Nano, Kryetare e Komisionit Rregullator: PS e PD t’i kishin sjellë mendimet me shkrim. Janë pyetur në 12 nëntor.

Partitë PS dhe PD kanë të drejtë të përjashtojnë numërues dhe komisionerë të caktuar nga KQZ për vlerësimin dhe numërimin e votës së diasporës, por këtë të drejtë mund ta ushtrojnë vetëm një herë.

Palët patën rezerva se kush do të jenë numëruesit, si dhe mbi vendin se ku do të kryhet ky proces, pasi dalja e kutive për tu numëruar në një ambient jashtë selisë së KQZ-së, ju dukej e dyshimtë.

Komisioni Rregullator dështoi ta miratojë aktin, duke e shtyrë për vitin tjetër.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

Trafiku i rënduar, Policia Rrugore e Elbasanit apel për drejtuesit e makinave: Mos kryeni parakalime të gabuara

Trafiku i rënduar, Policia Rrugore e Elbasanit apel për drejtuesit e makinave: Mos kryeni parakalime të gabuara