Debati mes moderatores Einxhel Shkira dhe aktorit Donald Veshaj në shtëpinë e 'Big Brother Vip', duket se përveç dyshesh ka përfshirë shumë njerëz jashtë.

Në lidhje me debatin mes Donaldit dhe Einxhel, ka reaguar edhe babai i kësaj të fundit. Babai i Einxhel ka reaguar përmes një story duke kërkuar kontratat dhe faktet për pagesën e së bijës.

“Lidhur me komentet shumë të një anshme jashtë debateve në BBV midis Einxhelit dhe banorit Donald, në lidhje me largimin nga puna apo moskorrektesën e Einxhelit do doja ta dija: 1. Kontratën e punës të firmosur nga të dyja palët me të gjitha kushtet që ajo përmban për rolin e saj në spektaklin e pretenduar dhe hapësirën e saj në ekranin e Vizion Plus TV. Oraret, kërkesat dhe detyrimet e të dyja palëve. Kjo e vulosur tek noteri. Si dhe pagën e punës së saj për aq kohë sa mendohej kohëzgjatja.  2. Dua të më tregojnë borderonë e financës ku i është dhënë rroga Einxhelit të firmosur nga vetë ajo. 3. Kërkoj nga subjekti apo produksioni i këtij spektakli apo zyra e personelit motivacionin zyrtar të largimit nga puna të firmosur nga të dyja palët, përpara se këtë ta kërkoj nga institucionet shtetërore që merren me këto punë. Debatet banale dhe pa vlerë të bëra për audiencën e BBV nuk mendoj se janë më të ashpra sesa një situatë e përsëritur nga këto subjekte në lidhje me produksionet e tyre. Korrektësia në punë gjithmonë është zyrtare dhe me kushte, aspak shoqërore dhe kafeneve. Pasi di në prezencën time që dy binjakët kanë premtuar gjëra të tjera gjëra për angazhimin e Einxhelit pranë tyre”,– ka shkruar babai i Einxhelit.

Kujtojmë se moderatorja e njohur Einxhel Shkira akuzoi vëllezërit binjakë, Romeo e Donald Veshaj se e hoqën nga puna pas një aksidenti që bëri dhe iu desh të shkonte me vonesë në xhirimet e emisionit të tyre.