'U bëre i famshëm prej të dashurës', Einxhel dhe Donaldi debat të ashpër: Më hoqët nga puna dhe nuk më dhatë lekët

'U bëre i famshëm prej të dashurës', Einxhel dhe Donaldi debat të ashpër: Më hoqët nga puna dhe nuk më dhatë lekët

Einxhel Shkira dhe Donald Veshaj

Një video e rrëfimit të Donaldit dhe Einxhelit gjatë qëndrimit në shtëpi shkaktoi debat të ashpër mes dy banorëve.

Eksperienca e punës jashtë shtëpisë së Big Brother VIP dhe heqja nga puna prej Donaldit dhe Romeos shkaktoi gjithë inatin tek Einxhel. Ajo tha se ditën e spektaklit të emisionit të tyre, ka bërë aksident me makinë, por, asnjëri nga ta nuk i është përgjigjur.

Einxhel u shpreh se ata iu përgjigjen pas pesë ditësh, duke i thënë se u pushua nga puna, si pasojë e mosbashkëpunimit. Madje, moderatorja tha se ndonëse i premtuan dhe e nxorën në takime, nuk ia dhanë përqindjen.

Einxhel i tha se gjithë fama e tij vjen prej lidhjes së mëparëshme me Bora Zemanin. Ndërsa Donaldi i shokuar nga fjalët e Einxhelit e quajti të ulët, duke mos e pritur rrëfimin e saj.

Donald: Kush je ti që fut mua dhe vëllai im, kush je ti. Ta them unë kush je ti, ma thuaj çfarë kam përdorur, të kam parë të ulët. Të flasësh ti për mua dhe vëllanë tim. Kujdes kur hap gojën, se kam marrë përgjegjësi se sa kam mbajtur një fletë në dorë. Ato fjalë janë shumë të rënda. Je shumë e ulët, të kam qëndruar afër se kam menduar për Dagzin, por je shumë e ulët.

Einxhel: Unë nuk jam njeri që qaj kot.

Donald: Ti po analizon të kaluarën time, po gjykon mua për zgjedhjet e mia, po analizon histori që kam pasur dhe po nxjerr vrer për mua, çfarë të vrau kaq shumë. Je 32 vjeç, çfarë ke bërë për jetën deri tani e dashur, a mund ta di?!

Einxhel: Të dukem e paedukatë?

Donald: Në momentin që i thua këto po je.

Einxhel: Unë kam punuar pa fund.

Donald: Hë pra më thuaj.

Einxhel: Ti je i bërë i famshëm prej të dashurës tënde dhe personazh portalesh.

Donald: Kam bërë gjëra të tjera veç asaj.

Einxhel: Kam bërë aksident dhe e dini shumë mirë. Pas 5 ditësh, ti dhe vëllai jot më keni dërguar mesazh që jam pushuar nga puna për moskorrektesë. Kam cdo gjë të faktuar me mesazhe. Jeni treguar aq të padrejtë që kur nuk më paguat. Mendimet e juaja tek sponsorat që do isha prezent dhe ju kam thënë, të jetë për sponsora, bëj emisionin tim jo tëndin.

Donald: Po pse se bën?

Einxhel: Se nuk ma do qejfi. Përpiqu të mos gënjesh se i kam mesazhet dhe i kam ruajtur se e kam ditur se ke hapur gojën.

Donald: Më ka bërë përshtypje korrektësia në punë. Po e them se nuk do e kisha thënë kurrë. Einxheli ka qenë një person jo korrekt.

Einxhel: Kjo është gënjeshtër. Mos guxo të mashtrosh në sy të të gjithë njerëzve.

Donald: Pse ke frikë ta dëgjosh?

Einxhel: Nuk të lejoj se je duke gënjyer.

Donald: Ishte një njeri që vazhdimisht vinte vonë në punë. Një ditë të bukur, pasi kjo gjëja u bë problem situata në punë dhe kishte problem që rrinte shumë natën dhe nuk vinte dot. Einxheli kishte një punë që vinte 2-3 ditë në javë.

Einxhel: Kam ardhur cdo ditë për 3 muaj rresht dhe nuk më keni dhënë asnjë kacidhe.

Donald: Vjen një moment që nuk më dëgjonte dhe një ditë e lashë laksative që duhet të vinte në orar dhe më dërgon foto një pasqyrë dhe syrin e nxirë. Unë jam ai njeriu që kam shkuar në punë me këmbën gjak dhe të rrjepur sepse e doja atë punë. Ti je njeri që nuk ke edukatë pune, merresh vetëm me fjalë. Romeo të lutem nxirr fotot të keqen vëllai.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Taulant: 02/02/2022 09:51

    Ne fakt une Boren e njihja para Perputhen aq pak sa njihja Eninxhell para se te futej ne Big Brother, ndersa mire keq binjaket e AlPazarit i ndiqja here pas here ne Youtube dhe kishin me teper fame se ju te dyja bashke. Gjithesesi respekte per Einxhell dhe Boren, por ne rastin e asaj bisede ne dhomen e rrefimit i ule shume pike vetes duke dashur t'i zhvleresosh binjaket.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren