Debati/ Kumbaro vesh fustanellën
Tare:S'është fustanellë,por fund grash

Debati/ Kumbaro vesh fustanellën<br />Tare:S'është fustanellë,por fund grash
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, së bashku me drejtorin artistik të “Fustanella festival”, Robert Bishën, ka veshur një fund të bardhë pëlhure që e quan “fustanellë”.
 
“Marrëveshja për Fustanellën u arrit! Unë dhe Robert Bisha ramë dakord që Fustanella Festival do të mbahet në datë 19 – 20 – 21 MAJ, në Kalanë e Gjirokastrës. Fjalë burrash! Dhe grash!”, ka komentuar me krenari në Facebook ministrja e Kulturës pasi ka pozuar me një fund të bardhë të këtij festivali të veshur mbi teshat e veta para fotografisë së Azem e Shote Galicës.

Mirela kUMBARO ME FUSTANELLE

Duke pozuar me qëllim promovimin e festivalit Bisha dhe Kumbaro kanë mbajtur të njëjtin qëndrim me atë të heronjve të kombit.

Nëse, të imitosh heronjtë, është humor apo performancë artistike, çështja mbetet vërtetë për t’u diskutuar, sidomos kur bëhet fjalë për sjelljen e një ministri e jo të një artisti të lirë me heronjtë e kombit.
 
Pas postimit të kësaj veshjeje që ka qëllim promovimin e fustanellës, i pari që ka reaguar është Auron Tare, i organizatës për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, i cili i drejtohet ministres në Facebook me këto fjalë:
 
“Më falni dhe ndjese për komentin, por duke qenë nga Labëria dhe si person që e respekton shumë fustanellën dhe e vesh atë edhe në vizita apo aktivitete jashtë Shqipërisë, më duhet të them se ajo që ju keni veshur mund të jetë gjithçka përveç se fustanellës. Ndoshta një fund grash i bardhë apo diçka tjetër. Faleminderit për mirëkuptimin.”

auron tare

 
A është vërtetë një fustanellë kjo që me të cilin ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro promovon veshjen tradicionale për “Fustanella Festival”. festivali ka për qëllim rikthimin e fustanellës, një nga veshjet tradicionale të shqiptarëve.
 
Po t’i drejtohemi enciklopedisë etnografike shkruhet se “fustanella është një veshje popullore burrash e trashëguar në vise te ndryshme të shqiptare në Jug e Veri. Fustanella ka trajtën e një fundi shumë të gjerë, me shumë pala në formë trapezi, të qepura së bashku e të mbledhura me rrudha të dendura tek beli. Copa ishte pëlhure shtëpiake e bardhë prej pambuku e liri. Fustanella dokumentohet të jetë që nga shek IV - III para erës sonë, në disa gjetje arkeologjike”.
 
Etnografi hungarez, baroni Nopça, besonte se fustanella shqiptare apo ilire, ishte modeli mbi të cilin u ndërtua veshja ushtarake romake.

[gallery]22340[/gallery]

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar