Debati me Ramën, Voltana
Ademi:Bizneset nuk shemben!

Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi ka dalë në një deklaratë për mediat, menjëherë pas debatit që ajo pati mbrëmë me Kryeministrin Edi Rama, për çështjen e ndërtimeve rreth stadiumit ‘Loro Boriçi’ ku ka thënë se këto objekte nuk do të shemben, pasi janë të gjitha me leje.

Ademi ka shtuar se, nuk mund t’iu grabitet prona qytetarëve, pasi është e drejta e tyre ligjore.

Ne nuk mund t’iua grabisim pronën njerëzve. Prona është më e shenjtë se qeveria. Objektet janë me leje” tha ajo.
 
Ndërkohë, banorët që preken nga këto ndërtime rreth godinës tashmë të rikonstruktuar të stadiumit, kanë protestuar dhe kanë thënë se, janë kundër shembjes pasi dëmtohen shtëpitë dhe bizneset. Sakaq, ata kanë shtuar se vlera e shpronësimeve është shumë e ulët.

“Po na shkatërron duke na prish banesat dhe bizneset. UEFA na ka thënë të mos prishen shtëpitë. Rama kërkon me na i shemb. Vlera e shpronësimeve është qesharake, pasi vlera që na kanë dhënë për shpronësim ka qenë 80 mijë lekë.  Bizneset janë të gjitha më leje, edhe banesat po ashtu. Nëse na shemben objektet ne do falimentojmë” duke shtuar se çështja tashmë ka shkuar deri në gjykatë dhe tek Avokati i Popullit.

Përveç kësaj, sipas Ademit, sa i përket çështjes së fondeve që qeveria i ka dërguar bashkisë së Shkodrës, Rama tha ajo, dje në Shkodër e konfirmoi një gjë të tillë, duke e konsideruar si një hakmarrje të tij.

Dje Rama pranoi publikisht se Shkodra do marrë 0 fonde dhe e përsëriti, duke i bërë presion Shkodrës. Kërcënimet e tij për Shkodrën nuk e vonoi. Hakmarrja e Ramës është taksa që qytetarët shkodranë do paguajnë këto vite” tha ajo.

Rama gjatë vizitës dje në Shkodër ka kritikuar kryebashkiaken Ademi se nuk ka prishur asnjë ndërtim pa leje përreth stadiumit "Loro Boroçi"
 
"Voltana në portë, Voltana në sulm. Nuk ke prish asnjë ndërtim pa leje. Turp! O Zot ndihmoje Shkodrën. Ëndrra për ndërtimin e stadiumit u bë realitet. Nuk ka nevojë për fjalë. Me fjalë merren ata që e kanë zakon.  Ky stadium është 'spektakel arena' dhe do jetë super spektakël", ka deklaruar Rama.
 
Por kryebashkiakja ka akuzuar Ramën se nuk jep asnjë lekë për Shkodrën. Ademi ka deklaruar se nuk mund të prish ndërtimet që janë me leje. "Rama nuk jep asnjë lekë për Shkodrën. Nuk mund të prish ndërtimet me leje. Ne nuk kemi bukë për të ngrënë", i është drejtuar kryeministrit kryebashkiakja e Shkodrës.


Ja deklarata e plotë e Voltana Ademit
Jam sot ketu para jush per te denoncuar kercenimet e papranueshme e skandaloze te kryeministrit te vendit, ndaj Shkodres e qytetareve te saj.
Mbreme, ne prani te dhjetra veteve, ne ambjentet e stadiumit Loro Boriqi, Edi Rama u hakerrye ne menyre te perseritur, duke me thene se Shkodra do te kete zero fonde.
Zero fonde, perseriti 10 here kryeministri i vendit.
Nuk eshte vetem kerkesa e tij per prishjen e shtepive prane stadiumit, arsyeja e kesaj sjellje.
Kjo eshte e qarte se eshte nje sjellje politike, hakmarrese ndaj nje qyteti e ndaj banoreve te tij, qe nuk e kane votuar Edi Ramen.
Une jam sot ketu si perfaqesuese e zgjedhur e qytetareve te shkodres dhe dua ti bej te ditur Edi Rames se shtepite me leje, prona, qytetaret, ligji, jane me te rendesishem se pushteti, me te rendesishem se nje bashki, me te rendesishem se une, se qeveria dhe me te rendesishem se Edi Rama.
Nuk do te pranoja kurre te shembja ne menyre te paligjshme shtepine, pronen, mundin, gjakun e djersen e nje qytetari, vetem sepse kjo ka te beje me trillet e shijet e nje kryeministri.
Edi Rama haptazi po denon qytetaret e shkodres. Kunder ligjit, kunder kushtetues, ai po privon qytetaret e shkodres nga te drejtat e tyre per te pasur zhvillim, pune, arsim e shendetesi me te mire.
Une ne cilesine e kryetares se bashkise kam derguar dhjetra projekte, projekte shume te mira e ne interes te komunitetit, te gjitha te refuzuara.
Pse?
Sepse qytetaret e shkodres jane te lire e nuk e votuan.
Pse?
Se qytetaret e shkodres nuk pranojne te sundohen.
Kjo eshte taksa qe u dashka te paguajne qytetaret e shkodres, hakmarrjen e nje kryeministri qe sillet me buxhetin, me taksat e shqiptareve sikur te jene prone e tij private qe i shperndan sipas qejfit.
Historia ka treguar se asnje kryeminister, edhe me tiranet, nuk e kane firuar betejen me qytetaret, me shkodranet. Ne fund triumfon e drejta, triumfojne qytetaret, triumfon sovrani.
 


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen