Debati në gjyq/Shullazi: Pse më
arrestove? Hodaj: Zbatova ligjin

Debate në gjyqin te Krimet e Rënda ka pasur edhe mes Emiljano Shullazit dhe ish-drejtorit të Policisë së Tiranës Ervin Hodaj. Në seancën e radhës të kësaj të marte ku dëshmuan Mynyr Koni, Lindita Nikolla dhe Dhori Kule, Shullazi ka marrë vetë në pyetje ish-kryepolicin e kryeqytetit. 

Ai i është drejtuar atij duke e pyetur pse e arrestoi dhe kush e përmendi emrin e tij të lidhur me kërcënimin e Konit. Hodaj i është përgjigjur se ka zbatuar ligjin. "Te deshmia në Prokurori the që emrin tim ta tha Koni në makine. Këtu po thua që e degjove në takim me ministrin, a ka mundesi ta ndash pak?", i është drejtuar Shullazi Hodajt. Ky i fundit ka thënë se emrin e Shullazit e ka dëgjuar në radion e policisë mes komunikimeve të uniformave blu. "E kam degjur edhe te radio e policisë". 

Shullazi ka insistuar përpara trupit gjykues se është shoqëruar në polici nga Hodaj vetëm se dikush i ka përmendur emrin si njeriu që ka kërcënuar Rektorin e Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, kur ky i fundit kishte hyrë në garë për këtë pozicion përballë pedegoges Klodeta Dibra. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre

Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre