Gjokutaj: Alibeaj fiton tendera te Rama! Jupi: PD me Berishën nuk ka të ardhme, do futemi në zgjedhje

“Jo etike, konflikt aspak i denjë për një sallë parlamenti”. Kështu janë cilësuar debatet në Kuvend për Ledio Brahon që u propozua nga opozita për t’u zgjedhur Avokat i Popullit nga anëtarja e Kryesisë së PD Taulanda Jupi dhe avokati Genc Gjokutaj. 

Në një intervistë për Report Tv, Jupi u shpreh se ishte e qëllimshme miksimi i shumë çështjeve të rëndësishme. Sipas saj, kjo është strategjia e Edi Ramës, për të cilin thotë se është i etur për pushtet dhe ka synim vetëm fitoren në çdo rast.  Sa i përket situatës në PD, thotë se me Berishën nuk ka të ardhme. Ndërsa sipas Gjokutaj, Alibeaj fiton tendera te Rama. 

“Sa herë Edi Rama ka nevojë të vendosë veton apo të vendosë në jetë strategjitë që i mendon në prapaskenat e Kuvendit, gjithmonë përdor dhunën e një gjuhë jashtë etikës parlamentare duke fyer e ofenduar dhe duke urdhëruar po themi ata që drejtojnë seancën. Do të duhet të analizojmë situatën në disa drejtime. Kur diskutoheshin një numër i madh çështjesh, ishte gati i qëllimshëm lënia e një numri kaq të madh çshtjesh në një seancë maratonë dhe miksimi içështjeve shumë të rëndësishme si Avokati i Popullit, anëtari i Gjykatës Kushtetuese apo vakanca të tjera dhe miratimi i kryetarit të Autoritetit të Dosjeve. Këto miksuar me amendamente dhe me miratime të tjera të ligjeve dhe paketave fiskale që duken gati gati të qëllimshme si e si që miratimi i tyre të shkojë në orët e vona të natës. Padyshim që në një retorikë të tillë, i fituari apo ai që do të duhet të fitojë është strategjia e Ramës për të marrë çcdo pushtet të mundshëm. Etja e tij për pushtet është kthyer në një rrezikshmëri jo vetëm për demokracinë por për të ardhmen e Shqipërisë”, tha Jupi në intervistën për ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj.

Të njëjtin qëndrim pati edhe avokati Genc Gjokutaj, i cili u shpreh se Rama do të ketë kontroll mbi gjithçka. Sipas tij, debati me Bardhin tregon se ka pasur mosdakordësi të momenteve të fundit. 

“Votimi dhe mosvotimi janë 2 akte fundore të cilave u ka paraprirë prej kohsh një kalkulim nga ana e mazhorancës por dhe me një pjesë të PD siç është grjupi i Alibeajt. Siç dduket mosngopja e Ramës me kandidatura dhe ushtrim kontrolli mbni gjithçka, u gjend dhe para situatës që në këmbim të votave të Ledio Brahos duhej të kalonte kandidatura e Dvoranit. Ishte konflikt joetik që nuk ishte as e denjë për një sallë parlamenti, por sigurisht përfaqësonte tension të brendshëm interpretuar me logjikë të ftohtë që tregon se ka pasur mosdakordësi të momenteve të fundit. Rama dhe Bardhi e rënduan edhe m e fyerje personale. Ajo që është e dëmtuar është drejtësia. Nuk e pranoj justifikimin e Ramës, do jua lë Avokatin e Popullit dhe pastaj thotë është dukshëm politik. Se ku e gjen politik Ledio Brahon nuk e di”, tha Gjokutaj.

Në seancën e ditës së djeshme, PS nuk e votoi kandidaturën e tij të paraqitur nga opozita për Avokatin e Popullit. Sot, sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri tha se nuk mund ta votonin kandidatin e politizuar të PD-së.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale