Debati në Report Tv/ Ekspertët për rritjen e çmimit: Nuk është krizë energjie por keqmenaxhimi! Qeveria të marrë masa urgjente për të reformuar sistemin energjetik

Në konferencën e djeshme Kryeministri Rama tronditi opinionin publik kur paralajmëroi hapur për krizë energjetike, e cila sipas tij ka filluar. Ramë tha se 6 muajt e parë të vitit të ardhshëm pritet rritje e çmimit të energjisë elektrike.

Të ftuar në debatin e zhvilluar në Report Tv për këtë çështje, në emisionin 'Sot live në Shqipëri', ekspertët Eduard Elezi dhe Lorenc Gordani thonë se situata është shumë shqetësuese dhe duhet të menjëherë reformimi i gjithë sistemit energjetik në vend.

Eduard Elezi, ekspert energjie, thotë se kjo nuk është krizë energjetike por keqmenaxhimi dhe abuzimi.

"Flitet për krize energjetike, kjo nuk është krizë energjetike por krizë menaxhimi në sektorin e energjisë elektrike. Energji ka por në bursa çmimet janë shumë të larta në këto momente.  Kaskada e Drinit ka qenë optimal, ka qenë mbi atë që prodhohet. Ky është viti kampion i prodhimit të energjisë elektrike. Shqipëria ka eksportuar energji elektrike gjatë gjithë kohës", tha ai.  

Ndërsa për Lorenc Gordanin, ekspert ekonomie, reformimi duhej bërë më parë që të mos kapeshim të papërgatitur por kjo situatë duhet t'i bëhet mësim institucioneve.

"Bëhet fjalë për një krizë globale që lidhe më së shumti me gazin natyror. Në duhet të kishim hyrë në reformimin e sektorit dhe kjo situatë të mos na gjente të papërgatitur. Ky është momenti për reformat në sistem. Rama foli dje edhe për mbështetje të shtresave në nevoje", tha ai.

Elezi shprehet se qeveria shqiptare duhet të ndërhyjë në sektorin e energjisë.

"Për shembull me buxhetin duhet të ndërhyhet ose shteti shqiptar të futet garant për kredi për kompanitë. Kanë shitur energjinë me 20 euro kur në bursa ishte me 120 euro ndërkohë që është blerë me 230 euro kur në bursa ishte po 120. Para se të dalë Kryeministri dhe të paralajmërojë krizë Kryeministri të kishte shkarkuar ministren, drejtorët po e po. Dhe atëherë mund të dalë dhe të flasë për krizën. Krizën nuk e kanë bërë akujt e Amerikës. Ministrja është e dështuar, duhet të ishte shkarkuar", vijoi ai.

Ndërsa për Lorenc Gordani Kryeministri duhet të kishte dalë më herët për ta njoftuar krizën.

"Unë jam dakord për rishikimin e buxhetit që të marrë masa për zbutjen e krizës të kompanitë", tha ai.

Eksperti i energjisë, Eduard Elezi, thotë se rritja e çmimit të energjisë është e sigurt dhe qeveria duhet të marrë masat për shtresat në nevojë por jo duke i vendosur një çmim tjetër, i cili duhet të jetë fiks.

"Do të rritet çmimi i energjisë elektrike dhe do të mbështeten shtresa në nevojë. Mua nuk më pëlqen dakordësia e Kryeministrit me kreun e opozitës. Një parti e djathtë që bën politika sociale. Këtu problemi nuk është çmimi por energjia. Kjo ngarkesë do t'i faturohet e gjitha konsumatorit shqiptar. Me deklaratat që bëjnë për krizë energjetikë dukshëm tregojnë se duan të rrisin çmimin. Rritja e çmimit të energjisë elektrike do të ndikojë edhe në rritjen e çmimeve të tjera pasi i gjithë sistemi i prodhimit në vend është i varur nga energjia elektrike. Çmimet duhet të jetë fiks, nuk ka program social me energjinë elektrike", tha ndër të tjera Elezi.

Ndërkohë që Lorenc Gordani ripërsëriti qëndrimin se kjo situatë duhet të përdoret për reforma urgjente.

"Kjo situatë duhet të na bëhet mësim që të reformojmë sistemin, të rregullojmë shumë gjëra dhe të mos akumulojmë borxhet siç kemi bërë në vazhdimësi", tha ai.

 

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Petraqi: 04/10/2021 14:52

    Ekspert energjie eduart elezi?!!!! Hahahahaha cfare jane keto budallleqe. Nga doli ekspert ky E keni seriozisht qe quani ekspert njerez vetem se kane punuar nje periudhe te shkurte ne ere. Turp nqs i vini titull ekpsert njerezve kot me kot. Ky seshte asgje. Thjesht militant partie!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja