TIRANË- ‘Studio Live’ në Report Tv nisi siparin me gazetarët Arbër Hitaj dhe Migena Sotirin duke trajtuar zhvillimet më të fundit në partinë më të madhe opozitare në vend, Partinë Demokratike. Të ftuar në studio ishin deputeti Belind Këlliçi dhe anëtari i Këshillit Kombëtar, Roland Bejko.
Sipas Bejkos, në Gjirokastër mbështetësit e Berishës po u kërkojnë delegatëve që të firmosin pjesëmarrjen në Kuvendin Kombëtar të thirrur më 11 dhjetor nga ish-kryeministri. Ai pohon se një pjesë e delegatëve i kanë thënë se ua kanë kërkuar firmat që të mbrojnë doktorin pasi ai është në një moment kritik. Bejko thotë se Berisha po e trajton PD sikur të ishte një pronë tij, ndërsa foltorja ka sjellë përçarjen e partisë në tre pjesë.
“Në Gjirokastër janë gati gjysmë për gjysmë, edhe pse kanë firmosur për datën 11, por thonë që na e kërkuan, erdhi dhe kryetari deputeti na thanë mos ne prish ta hedhim firmën edhe doktorin duhet ta mbrojmë. Ka një pjesë që është qokë, por edhe të tjerë që e kanë bindje. Berisha e konsideron partitë pronë private dhe nuk e duron dot që të jetë partia që të marrë një vendim. Berisha ka përjashtuar njerëz nga partia, Hajdarin e hoqi dhe nuk u çuan të bëjnë këto që bën Berisha me partinë. E nisi për motive personale.
Qëllimi i tij është të marrë PD. 11 dhjetorin nuk konsideroj, një gafë e rëndë e Berishës dhe atyre që e ndjekin, të nesërmen s’ka për të ndodhur asgjë.”, tha Bejko për Report Tv.
Por, deputeti Belind Këlliçi nuk ndan të njëjtin mendimin, sipas tij është Basha ai që po e trajton partinë si një pronë të tij. Këlliçi nuk e sheh Partinë Demokratike si të përçarë, por sipas tij 99% e demokratëve mbështesin Berishën, ndërsa vetëm 1% Bashën.
“Basha refuzon se në PD ka një krizë dhe për shkak të një vendimi të tij sot ndodhet në një moment krize. Ajo çfarë është kërkuar nga FRPD është kërkuar që kriza që kemi të drejtohet në institucioni. Ai të ishte i pari që të kërkonte mbledhjen e kuvendit. Mos të gënjejmë sikur PD është në një moment normal, por është në krizë dhe Basha duhej të vinte i pari dhe të sqaronte arsye pse e mori vendimin, planin sesi do sjell PD në pushtet. Berisha sot. PD e kanë dëmtuar të dy bashkë, Berisha dhe Basha. Të dy e kanë mbajtur të mbyllur. Sot që ne flasim ka një krizë mes dy lidershipeve.
Nuk ka çarje, 99% të demokratëve në një anë dhe 1% të demokratëve në anën tjetër. Demokratët e anë mbështetur Bashën në këto 8 vite në çdo aksion tek djegia e mandateve që s’ka ndodhur kurrë. I është dhënë mundësia për të fituar, jo vetëm që nuk është fituar, por disfata nuk mund të shitet si fitore.
Basha i cili ka vetëm vulën dhe refuzon të njoh krizën. Kryetar s’të bën bula por njerëzit, mbështetja, jo manipulime. Në ka një person që po hiqet sikur është pronar i PD-së është Basha. Foltorja është i vetmi mjet ndryshimi në PD”, tha Këlliçi në Report Tv.
Të kundërt sërish në mendime, Këlliçi thotë se Kuvendi i 11 dhjetorit do të sjellë shkarkimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD-së, por për Bejkon një gjë e tillë nuk do të ndodhë kurrë.