Debati për emigrimin, ekspertët në Report Tv: Duhen rritur pagat e respektohet meritokracia! Studentja apel bashkëmoshatarëve: Qëndroni në atdhe

TIRANË- Debati i shumëpërfolur, të punojmë në Shqipëri apo të largohemi drejt një vendi me mundësi më të mira është trajtuar ditën e sotme në studion e Report Tv. Eksperti i punësimit, Erald Pashaj thotë se largimi ka avantazhet dhe disavantazhet e tij. Sipas Pashajt, faktori kryesor i largimit mbetet ai ekonomik. Eksperti thotë se largimet sjellin ndryshime edhe në Shqipëri, pasi presioni i tregut sjell rritjen e pagave dhe përmirësimin e kushteve.

Fakti që vendi ynë ndodhet i pozicionuar gjeografikisht afër vendeve të zhvilluara si Franca, Italia e Zvicra, sipas ekspertit ndikon negativisht tek Shqipëria. Ai thotë se zhvillimi i tyre sjell kërkesë të madhe për punëtorë dhe kjo bën që shqiptarët të largohen.

“Të qëndrojmë apo të largohemi kjo duhet parë nga secili individ, sepse largimi është normale, jetojmë në një botë të lirë. Njerëzit mund të lëvizin, kështu ndryshojnë kushtet e punës, rriten pagat. Presionet që vijnë nga tregu na detyrojnë të ndryshojmë. Jashtë ikin nga pamundësia, faktori kryesor është faktori ekonomik, kjo ndërthuret edhe me fertilizimin e shoqërisë. Ne mund të kishim para 15 vjetësh 2.3 mln popullsi, por lindjet ishin më të larta, tani lindjet dhe vdekjet janë barazuar. Numri i personave në familjet shqiptare është reduktuar, e kanë më të lirë të largohen. Ne kemi përfituar nga fakti që jemi afër Evropës. Kemi përfituar nga diaspora. Kjo është kthyer në një disavanatazh. Ne jemi shumë afër me Italinë, Zvicrën, Holandën, shumë të zhvilluara. Ata zhvillohen dhe kanë nevojë. Do vështirësohen disa shërbime. Nëse ndodh një bum ekonomik do kemi një frenim të largimeve. 80 mijë shqiptarë kanë ikur vjet”, u shpreh Pashaj.

Për mjeken shqiptare Aurora Dollenberg, e cila e ushtron profesionin në Gjermani, mbetet një problem meritokracia. Sipas saj, në vendin tonë njerëzit nuk punësohen sipas aftësive tyre profesionale.

“Arsye ekonomike është një ndër faktorët, jam me nota më pesimiste sa i përket eksodit të akademikëve shqiptarë. Emigrimi është një histori vuajtje pavarësisht se ne shqiptarët e kthejmë vuajtjen në sukses. Para 10 vitesh nuk njihej që mjekjet shqiptarë të punonin në Gjermani. Nuk është vetëm faktori ekonomik, por edhe struktura shoqërore, a ka meritokraci, a punësohet dikush sipas aftësisë personale. Para 10 vitesh isha studente ekselence në mjekësi dhe nuk e gjeja dot punën, sepse nuk kishte një vend që të mund të ikje të kërkoje punë. Nëse një student ekselence mjek nuk asnjë të ardhme, çfarë mund të themi për punësimin social që është gjithmonë e më i ulët”, tha mjekja Dollenberg.

Këshilluesi i karrierës, Erion Muça thotë se në ndryshim nga vitet e kaluara, numri personave që këshillohen për hapësirat që ofron tregu shqiptar i punës, ka filluar të këtë një tendencë të vogël rritjeje.

“Çështjet e konsultimit para një tendence për tu larguar janë në minorancë. Numri i personave që këshillohen për të parë hapësira që ofron tregu shqiptar i punës janë të ulëta, por me një trend rritje nga viti në vit. Kërkesa për tu këshilluar ka ardhur në rritje. Nuk jemi në një situatë normale, sepse anormalja duket nga trendi masiv për tu larguar. Lidhet me mundësinë e promovimit në karrierë që në Shqipëri janë të ulëta. Faktori ekonomik është një ndër kryesorët”, thotë Muça.

Në një kohë kur ka mungesa për punëtor të specializuar, administratori i një kompanie prodhimi në Lezhë, Drin Zusi thotë se kanë marrë punonjës nga Bangladeshi. Më tej, Zusi thekson se nuk kanë punëtorë për të përmbushur nevojat e klientëve, pra hapësira ka.

“Sa i përket punonjësve jo shumë të specializuar që i nevojiten fabrikave, ka disa probleme. Departamenti ynë është në takime me përfaqësues të qeverive vendore, për t’iu treguar rreth kompanisë për të tërhequr punonjësit. Specializimin e ofron vetë kompania. Është shumë e vështirë t’i përmbushësh nevojat e klientëve me punëtorët që ne kemi. Ne kemi 120 punëtorë, nëse do kishim dyfish do i mbanim në punë”, u shpreh Zusi.

Ndërkohë, sipas këshilluesit të karrierës Erion Muça, ekonomia e vendit tonë ka pësuar një rritje gjatë 5 viteve të fundit, ndërsa bizneset dhe kompanitë prodhuese janë fuqizuar. Por, Muça thekson se pavarësisht faktit se bizneseve iu është rritur fitimi, ata nuk e kanë sjell rritjen e pagave për punonjësit. Dhe ky është një problem i madh sipas Muçës, sepse njerëzit largohen sepse nuk vlerësohen nga aspekti monetar.

“Produktiviteti në ekonomi është rritur dhe ajo çfarë s’ka ndodhur është në proporcion me rritjen është shpërndarja e të ardhurave që bizneset kanë bërë për rritjen e pagave. I kanë dhënë vetes një imazh më të lartë të fitimeve duke mos shpërndarë fitimet për paga më të larta.. Ajo çfarë është problem është mentaliteti i trajtimit të punonjësve.  Është fituar më shumë për drejtuesit  e kompanive dhe centralizmi i të ardhurave është problem dhe nuk e shpërndajë këtë fuqizim të punonjësit për të krijuar një balancë. Kjo është një arsye pse largohen. Është mënyra sesi ajo që fitohet duhet të shpërndahet për rritjet e pagave. Sot njerëzit largohen nga mos vlerësimi monetar”, u shpreh Muça.

Pavarësisht anëve negative, Shqipëria është shtëpia jonë dhe ka ende të rinj që flasin me pasion e dashuri për vendin tonë. Elena Dinaku është një prej tyre e cila ëndrrat  e saj i ka projektuar për t’i realizuar në vendin e saj. Dinaku iu bën thirrje të gjithë të rinjve që të besojnë fort dhe të punojnë fort në Shqipëri, sepse vendi ynë i ka të gjitha standardet dhe sipas saj ne nuk duhet ta braktisim, por ta bëjmë këtë vend.

“Pse mos të qëndrojmë në shtëpi ti japim kuptimit të qenit shtet me standarde të larta. Pse mos ta eliminojmë shprehjen ‘Të qëndrosh në Shqipëri nuk ka të ardhme’. Shqipëria i realizon ëndrrat sepse i ka standardet, ka bukuri natyrore, historike e shkencore. Është një copëz që e zbukuron gjithë Evropën. Një popull kaq bujar nuk gjendet në asnjë vend. Pse mos të krenohemi me fotot që në bëjmë në Shqipëri, por të krenohemi me pallatet Nju Jork. Ne nuk besojmë të qenurit një vend me standard të lartë. Nëse ne besojmë se ky vend do ecë, ky vend do ecë. Shqipëria është e jona, duhet ta duam dhe jo ta braktisim”, tha e reja për Report Tv.

 

SI.E./a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Latif: 13/10/2021 20:40

    Ikni sa me pare, nga mali nga toka nga ajri, vetem ikni, ktu eshte kthyer ne nje rospihane ose bordello tutorash, prostitutas dhe bythlepiresash, ktu vendi eshte i bukur por i mallkuar. Ikni sa leni kohe dhe fuqi, dikur mbase ka pasur norma dhe parime, tashme nuk ka asgje per te cilen ja vlen, nuk eshte asnjehere vone per tu larguar nga ky vend nqs nuk keni ato tre cilesi. Mjafton te shikosh sesi i japin makinave.

    Përgjigju
  • pafat: 13/10/2021 19:59

    ne jemi me te vertet pa fat, sharra e varferis eshte ne adn e rraces tone, keshtuqe raportet e njerzeve ketu jane ne te kunderten, i varfri eshte pasanik kurse i pasuri i varfer, ky vend nga nje krah eshte me fat qe europa nuk i ka hapur plotesisht dyert sepse ketu do ngelshin vetem pencionistat dhe tenjat e ketij vendit qe do shqynin njera tjetren

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion