Për opozitën parlamentare anëtaret e sapo zgjedhura të Gjykatës Kushtetuese nuk mund të fillojnë detyrën pa bërë betimin te presidenti i Republikës. Deputeti Ralf Gjoni për Report Tv u shpreh se anëtaret e reja kanë mandatet po u nevojitet betimi te presidenti.
Sipas tij, nëse presidenti nuk zgjedh ta ushtrojë këtë kompetencë do të shkaktohet një furtunë në marrëdhëniet mes dy institucioneve parlamentit dhe presidencës. Sipas Gjonit, nëse betimi i anëtareve të Gjykatës Kushtetuese bëhet në Kuvend, do jetë një veprim kundër ligjit.
“Një anëtar i ri i Gjykatës Kushtetuese nuk mund të fillojë detyrën pa bërë betimin te presidenti. Kushtetuta parashikon që presidenti ka një rol noterizues, merret e mirëqenë detyra e deputetit për ti thirrur anëtarët e sapo zgjedhur. Është e qartë që pa bërë betimin te presidenti këto anëtare nuk hyjnë dot në zyra.
Nëse presidenti zgjedh të ushtrojë detyrën e tij në një mënyrë të tillë në kundërshtim me kushtetutën ne shkojmë në një përplasje shumë të fortë, do thoja në një ortek kushtetues që do vijë duke u rritur. Mund të bëhet në Kuvend betimi por do jetë në kundërshtim me Kushtetutën.
Për momentin, leximit që unë i bëj Kushtetutës nuk e shoh të mundur që anëtaret e reja të marrin detyrën pa u betuar te presidenti” tha ai. Opozita parlamentare dhe mazhoranca bashkuan dje votat për zgjedhjen e dy anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji.
Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi tha se presidenti nuk është shprehur brenda afatit dhe për këtë arsye, kandidati i parë në listë do të konsiderohet si i miratuar, duke konfirmuar kështu edhe përzgjedhjen automatike të Arta Vorpsit. Bashkë me Vorpsin, Toskën dhe Papajorgjin shkon në 5 anëtarëve i Gjykatës Kushtetuese, por Presidenti ka kundërshtuar procedurën (lexo ketu).
/G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
24.7%
-
Keq
61.2%
-
Nuk e di
14.1%
Vota total: 1689
Lajme të tjera
-
Kërkojnë shfuqizimin e tatimit për profesionet e lira, Kushtetuesja merr në shqyrtim padinë e opozitës: Paraqisni argumentet deri më 21 maj
26 Prill, 10:10
-
'Padi në Gjykatë Kushtetuese', Ina Zhupa: Ndryshimet ligjore për Akademinë e Shkencave antikushtetuese
24 Prill, 15:46
-
Gjykata Kushtetuese pranon kërkesën e Rithemelimit, më 27 maj shqyrtohet ligji i Komisioneve Hetimore
24 Prill, 15:21
-
44 deputetë të opozitës ridërgojnë në Kushtetuese mandatin e Xhaçkës, u bashkohen PL dhe dy ‘tradhtare’ të Bashës (EMRAT)
24 Prill, 12:46
-
Ndërtuesit çojnë në Kushtetuese referencat e reja në Tiranë: U shtuan kostot, ka fuqi prapavepruese! Gjykata vendos më 18 qershor
22 Prill, 15:19
-
VIDEO/ Ish deputeti dhe ish këshilltari i Metës, Ralf Gjoni mbi 3 orë në SPAK: Dëshmova për kohën kur mbaja poste shtetërore
22 Prill, 13:45
-
Ambasadori i BE-së takon Holta Zaçajn: Gjykata Kushtetuese, institucion kyç për demokracinë në Shqipëri
15 Prill, 19:30
-
Mandati i Olta Xhaçkës të enjten në seancë! Parlamenti voton nëse do e dërgojë në 'Kushtetuese', Bardhi: Puç institucional
8 Prill, 07:49
-
Krerët e institucioneve të drejtësisë shqiptare në SHBA, zbardhen takimet
29 Mars, 22:24
-
Nga mandati i Xhaçkës te kritikat e opozitës, Zaçaj: Nuk i takon politikës të vendosë se si të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese
29 Mars, 19:00
-
Instituti i Kontabilisteve kërkesë në Kushtetuese: Shfuqizoni pjesërisht ligjin për tatimin mbi të ardhurat! Jo tatim për profesionistët e lirë
21 Mars, 15:54
-
Gjykata Kushtetuese rrëzon Fredi Belerin: Arresti në burg i ligjshëm, nuk mund të betohet si kryebashkiak i Himarës! S’ka shkelje të të drejtave
21 Mars, 15:20