Pas shoqatës së ish-të përndjekurve politik në Shkodër edhe Bashkia Mirditë ka dalë kundër projektit të Qeverisë për ndërtimin e muzeut të burgut të Spaçit në fshatin Reps. Gjate aktivitetit për 51-vjetorin e revoltës së Spaçit, kryebashkiaku i Mirditës Albert Melyshi tha se ndërtimi i muzeut larg ish-burgut, kamp të Spaçit është një përpjekje për ta larguar vemendjen nga ky vend simbol i diktaturës së eger komuniste.
“Pas këtij projekti duket se është një ide për ta larguar vëmendjen nga ai kamp, nga burgu i Spaçit”, Albert Melyshi, kryetar i bashkisë Mirditë.
Përfaqësuesit e opozitës dhe ish të përndjekurit kërkuan shkëputjen nga e kaluara komuniste si dhe dënimin e atyre personave që kanë bërë krime ne diktature.
“Ky është një projektligj i mbetur në sirtar, pavarësisht se kemi kërkuar me ngulm që të sillet për diskutim dhe miratim, por jo! Sepse dizenji i kësaj kaste që ka trashëguar atë regjim kriminal ka pikërisht për qëllim, të zhdukë çdo lloj mundësie, gjurmë”, u shpreh Oerd Bylykbashi Nënkryetar u Rithemelimit.
“Ne anti-komunistët të mbijetuarit e diktaturës që përballuam plumbat e hekurat e diktaturës, kemi 33 vite që kërkojmë të memorizohen emrat e mbi 6 mijë burrave, grave e fëmijëve”, tha Besim Ndregjoni ish- i përndjekur politik.
Një muaj më parë u prezantua draft-plani i ndërtimit të muzeut në fshatin Reps nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit me nje fond 4.2 milionë euro. Vendi se ku do ndertohet muzeu ka shkaktuar debate e pakenaqesi sidomos tek ish-te perndjekurit. Ish-burgu famëkeq i Spaçit në Mirditë do të mbahet mend gjatë në historinë e vendit tonë për vuajtjet që kanë përjetuar me qindra të dënuar politik.
R.D/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Mars, 18:47
Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?
-
Shumë
6.7%
-
Pak
83.3%
-
Nuk e di
10%
Vota total: 371
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shëndeti oral, 430 mijë depistime në shkollat e Lezhës, problem mungesa e ndërgjegjësimit për të kryer kontrolle
28 Mars, 18:53
-
Moti i keq në Lezhë/ Era e fortë dëmton linjat elektrike, disa zona pa energji
27 Mars, 12:42
-
Frrok Çupi: Shtegu i Mendimit, që përuroi dje Edi Rama, nisi te Mrizi i Altinit
26 Mars, 22:50
-
Mjeshtrja e elektromotorëve në 'Një nga ne': Fitova miliona me avolzhimet, por nuk e do askush si punë
26 Mars, 21:10
-
Ish-kryeministri Matteo Renzi viziton kampin e Gjadrit: Të kthehet në burg për shqiptarët e dënuar në Itali
26 Mars, 12:28
-
Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, 2 mjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen 4 persona
25 Mars, 18:51
-
Rama prezanton kandidatët në Lezhë: Futeshin në burg ministra me urdhër nga i pari i qeverisë, sot drejtësia e pavarur! Lista e PD humbëse, do bërtasin na vodhën
25 Mars, 17:09
-
Hapet Qendra e re Kulturore në Fishtë të Lezhës! Rama batuta me banorin: Euroatlantik, por kësaj here do jetë me PS! Me Lulin nuk hyn në BE se e zë gjumi
25 Mars, 15:28
-
‘Na mori frymën’/ Protestë kundër ndotjes në Lezhë (VIDEO)
23 Mars, 14:02
-
PERSONAZH/ Nënë Liza, gruaja ikonë e ruajtjes së traditës, 83-vjeçarja shet ende punët e saj me shtiza e grep (VIDEO)
23 Mars, 13:28
-
‘Ora e tokës’, sonte miliona njerëz në mbarë botën i fikin dritat për 1 orë! Aktivitete sensibilizuese dhe në Shqipëri, të rinjtë: Ne mbrojmë mjedisin
22 Mars, 16:06
-
VIDEO/ Zjarri shkrumbon banesën në Lezhë, shpëtojnë të moshuarit e nipi! Pronari: Bëra gjithçka të shpëtoj të dashurit e zemrës
22 Mars, 14:36