Debati presidencial/ Gazetarja e VOA për Report Tv: Harris fitoi nga toni i zërit, sesa nga vizioni për Amerikën! E vuri në pozita mbrojtëse Trumpin

Mbrëmë ishte debati i parë presidencial në SHBA, mes Donald Trump dhe Kamala Harris përpara betejës në zgjedhjet e nëntorit. Më shumë detaje dhe se si është pritur debati dha gazetarja e Zërit të Amerikës, Keida Kostreci për Report Tv.

'Ky debat u prit me interes. Orët e para të mëngjesit janë përqendruar te ceremonitë e 11 shtatorit. Ish presidenti Donald Trump dhe zëvendës presidentja Kamala Harris u takuan për herë të parë gjatë debatit dhe për herë të dytë në kujtimin e viktimave të sulmeve të 11 shtatorit.'

Gazetarja e VOA sqaroi se për disa analistë Harris u paraqit më mirë në këtë debat.

'Ka pasur analistë që thonë se zonja Harris doli më mirë në këtë debat sesa ish presidenti Donald Trump. Gjithë sytë ishin atje sepse ajo nuk kishte dhënë intervista të shumta. Përballeshin për herë të parë. Zoti Trump këmbënguli në ato qëndrime që ka pasur më përpara duke fajësuar administratën e Biden, duke theksuar se nëse zonja Harris do kishte dashur të bënte atë që thoshte për ekonominë dhe emigracionin do ti kishte bërë gjatë këtyre viteve që ishte në administratën e Biden. Vizionet që paraqitën ishin krejtësisht të ndryshme duke këmbëngulur në qëndrimet e Republikanëve të Trump dhe të demokratëve të Harris.'

Arsyet për paraqitjen e mirë të Harris, sipas Kostrecit qëndrojnë jo aq tek planet dhe vizionet e saj për Amerikën se sa tek toni gjatë debatit.

'Ishin më shumë çështje toni sesa kishte të bënte me planet e secilës palë ku nuk kishte surpriza. Fakti që zonja Harris e vuri në pozita mbrojtëse zotin Trump duke thënë për shembull, nëse ai fliste për diçka për abortin se nuk po thoshte të vërtetën se në 6 janar rrezikoi demokracinë. E vuri në një pozitë të tillë Trump ku ai duhej të mbronte pozicionin e tij.'

Megjithatë pritet se si do të ndikoj debati në tek ata votues që janë ende të pavendosur dhe që përbëjnë një numër të madh.

'Në fakt nuk kishte ato hollësira që mund të ishin të pritshme. Jemi në pozitën e përshtypjeve të para të debatit. Pyetja si do ndikoj paraqitja e tyre në këtë debat tek ato votues, të pavendosurit. Sondazhet tregojnë, kandidatët në pozita krejt të barabarta. I vetmi sondazh që nuk merret në thellësi me temat si ndryshoi mendja e votuesve, por si mendojnë votuesit e regjistruar, e nxjerr zonjën Harris përpara, ndërkohë që pritshmëritë ishin më të ulëta. Por kjo merret si u paraqitën ata dje.'

Harris krijoi një avantazh në debat teksa u fol për konfliktin në Ukrainë dhe akuzoi Trump se mbështet  një autokrat si Vladimir Putini.

'Zonja Harris përfitoi kur bëhej fjalë për konfliktin Rusi-Ukrainë. I kujtoi Trump se mbështet udhëheqës autokrat si Putin në vend se të mbështes Ukrainën. Sa i përket konfliktit në Lindjen e Mesme, Harris tha se është mbështetëse e Izraelit por kujtoi se nuk duhet të ketë viktimave civile. Trump i tha se është kundër Izraelit. Zoti Trump habiti disa, pasi mes udhëheqësve që mbështesin atë renditi dhe Viktor Orban që shikohet në BE si i afërt me Putinin.'

Ajo çka ishte e tepruar gjatë debatit dhe që ngjalli mjaft reagime ishte deklarata e Trump se emigrantët në kufi në SHBa ushqeheshin me mace dhe qen.

'Deklarata e Trump për emigrantët, Harris i kundërshtoi. Ai akuzoi emigrantët se ushqehen me qen dhe mace, që edhe drejtuesit në emision e hodhën poshtë. Zonja Harris e kundërshtoi. Ishte nga deklaratat më të skajshme, shkaktoi debat mes analistëve por edhe mes amerikanëve se ishte e tepruar dhe e pavërtetë.'

Sa i përket një debati tjetër, teksa zgjedhjet po afrojnë duket si e pamundur, megjithëse u hodh si ide nga ekipi i Harris.

'Ekipi i Harris hodhi idenë për debat të mëtejshëm në tetor. Nuk e di sa realiste mund të jetë diçka e tillë. Përpjekjet e tre janë të përqendruar tek vendet që quhen fushë betejë. Ato 7, 8 shtete po luftohet. Të dy kandidatët janë në pozita të barabarta.'

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    SPAK merr të pandehur Berishën për korrupsion pasiv, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Poli Hoxha parashikon: PS merr 100 mandate, PD 25, të tjerët 15! Xhemal Qefalia: Partia Demokratike e bashkuar me copëza, problem komunikimi me qytetarët

Poli Hoxha parashikon: PS merr 100 mandate, PD 25, të tjerët 15! Xhemal Qefalia: Partia Demokratike e bashkuar me copëza, problem komunikimi me qytetarët