Poli Hoxha parashikon: PS merr 100 mandate, PD 25, të tjerët 15! Xhemal Qefalia: Partia Demokratike e bashkuar me copëza, problem komunikimi me qytetarët

Partitë kryesore formatuan drejtuesit politikë të qarqeve javën që lamë pas teksa po shkojmë drejt zgjedhjeve të përgjithshme të 2025.

Studio Live me Arbër Hitajn u diskutua më shumë për listat e partive dhe qasjen e tyre në lidhje me qytetarët. Deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia theksoi se numri i shtuar i popullsisë në qarkun e Tiranës kushtëzoi riorganizmin me 3 drejtues.

'Ka pasur një riorganizimi të strukturave të qarqeve. Tirana qarku që prodhon më shumë deputetë. Është parë e arsyeshme të ketë një riorganizimi, jo vetëm në Tiranë por edhe në Rrogozhinë, Vorë dhe Kamëz. Vëmendje e shtuar për popullsinë e madhe që ka ky qark.'

'Në kalkulimet secila parti ka informacionet e saj. Sondazhet e fundit e favorizojnë shumë PS, qytetarët e treguan me votë edhe në 14 maj që kandidatët e saj fituan në gjithë Shqipërinë.

Skuadra përballë e organizon vetë punën. PD ndoshta ka arritur të bashkojë disa copëza por problemin e ka në bashkimin e figurave sesa në komunikimin me qytetarët. Qarku Tiranës është qark fitues siç u dëshmua më 14 maj.'

Gazetari dhe analisti Poli Hoxha është i të njëjtin qëndrim me kryeministrin Rama se PS merr 100 mandate dhe PD diku tek 27 deputetë.

'Nga 140 deputetë, 27 i merr PD, 13 të tjerët, 100 Edi Rama. Nuk është ironi. Ky është realitet dhe Rama e thotë se ia ka arritur kësaj dite. Mundet të vendos numra deputetësh në letër. Në 2021, kemi diferencë 40 mijë vota, 80 mijë të pavlefshme. Po shkojmë në 2025, në Tiranë ku gjithë diferenca vetëm Erion Veliaj me të parin e listës është 60 mijë diferenca nga 2023. Rama i vendos vetë shifrat, i ka në dorë topin, arbitrin. Ia ka arritur falë përçarjes së opozitës. Ai Sali Berisha është gjoja i vetmi kundërshtar i tij. Edi Rama është aq i zgjuar saqë shkon për hallin e Berishës bën atë ligj zgjedhor dhe fut veten e vet, merr të gjithë mamuthët dhe i vendos tek listat e hapura, që këta si të fuqishëm të çajnë dhe të marrin sa më shumë vota. E bën për të treguar se bën çarë të dojë. Merr njerëz anonimë.'

Politologu Alban Daci në lidhje Skype analizoi edhe taktikën e Ramës me të rinjtë në politikë, pasi e bën jo për kundërshtarin e tij Berishën, por për partitë e reja, për ti sfumuar.

'PS s’do kishte fituar asnjë mandat për veç 2013 të jetë për program. Sa më shumë e lexoj librin e Toni Blair aq më shumë bindem që një këshilltar i Ramës është Toni Blair. Taktikat e Ramës me ndonjë devijancë të vogël janë identike me Toni Blair. Po fut persona të rinj që ju i quani anonimë. Po dërgon mesazh jo për kundërshtarin e tij klasik, i ka për grupet e reja politike që duan të vijnë me një model të ri. I paraprin ndonjë dallgë populiste që mund të vijnë nga subjekte populiste. Në politikë nuk është kusht jetëgjatësia. Nuk duhet të jetë profesion për jetesë. Besoj se një ditë të caktuar edhe Pandeli Majko nuk duhet të pranoj  që të jetë deputet.  

Rama u dërgon mesazh të rinjve hajdeni tek PS se  und të bëhen si Spiropali. Është njeri që transformohet vazhdimisht. Është lider i fortë. Por Rama është sepse e ka bërë Qefalinë apo të tjerë që të jenë deputet ata që ndoshta nuk e kishin imagjinuar të jenë deputet apo ministra. Kur një lider fiton fitojnë gjithë. Kur një lider humb, ka humb vetëm ai dhe e braktisin të tjerët. I ka garantuar karrierë, pushtet.'

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:01
Akuzat e SPAK ndaj Berishës/ Qefalia: Duhet lënë drejtësia e lirë! Poli Hoxha: Do ketë të tjera, hetimi shumë i thellë! Alban Daci: Nuk ka më amnisti

 

Deputeti Xhemal Qefalia, analisti Poli Hoxha dhe politologu Alban Daci dhanë nga një koment në Studio Live, lidhur me paraqitjen e sotme të Berishës në SPAK ku iu komunikua zyrtarish akuza për korrupsion pasiv për aferën ‘Partizani’.

Qefalia: Është më se normale kur ka një akuzë, sot është bërë prezent akuza dhe është marrë i pandehur. Komentet tani janë të tepërt. Duhet ta lemë drejtësinë të lirë, të pavarur dhe në fund të jap verdiktin.

Poli Hoxha: Diçka e pritshme, u habita nga habia pse i komunikohet akuza. Ky është shpëtim për zotin Berisha që të ndjek rrugën e drejtësisë Berisha. Ajo që më ra në sy ishte fakti që Berisha që ka vetëm akuzën e korrupsioni  pasiv, tregoi se hetimi ndaj meje ka shkuar deri në disa breza. Po hetohet deri në kandidatët e 14 majit. Kam idenë që përveç çështjes së klubit Partizani, do ketë dhe një akuzë tjetër se hetimi de facto është shumë i thellë dhe i gjerë.

Alban Daci: Nuk do merrem me komente. Më shumë si qytetar më intereson fenomeni dhe i përgjithshëm që pak a shumë, nëse në një vend demokratik kapitalizmi do prodhonte politikanë, në Shqipëri politika ka prodhuar kapitalizëm. Ka shumë pyetje që bëhen, një pyetje si ka mundësi çdo deputet, ministër, ish ministër ka mundësi ti shkolloj fëmijët në shkollat më të shtrenjtë të botës. Cili është aktiviteti primar i këtyre politikanëve që kanë hyrë të varfër dhe tani janë shumë pasanikë. Ngjarje të tilla paralajmërojnë të gjithë klasën politike dhe zor se do ketë të amnistuar.

G.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    SPAK merr të pandehur Berishën për korrupsion pasiv, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksident në Shkodër, zjarrfikësja del nga rruga, plagosen dy punonjësit

Aksident në Shkodër, zjarrfikësja del nga rruga, plagosen dy punonjësit