Eduard Zaloshnja: Në prag të debatit Kamala-Trump, pothuaj milimetrike garat në 7 shtete kyçe

Eduard Zaloshnja: Në prag të debatit Kamala-Trump, pothuaj milimetrike garat në 7 shtete kyçe

Kamala Harris dhe Donald Trump

Kolegji Elektoral që do të dalë nga zgjedhjet e 5 nëntorit në SHBA, do të përbëhet nga 538 elektorë të 50 shteteve të federatës amerikane (numri i elektorëve për secilin shtet varet nga popullsia e çdo shteti). Në shtetet ku do të fitojë Kamala Harris e Partisë Demokrate, do të caktohen elektorë të përzgjedhur prej saj. Ndërsa në ato ku do të fitojë Donald Trump i Partisë Republikane, do të caktohen elektorë të përzgjedhur prej tij*. Për t’u shpallur fitues, njëri nga kandidatët në garë duhet të ketë të paktën 270 elektorë që votojnë për.

RealClearPolitics dhe Silver Bulletin janë dy portale që çdo ditë llogarisin mesataret e sondazheve më të fundit të zhvilluara në secilin shtet – në të parin llogariten mesatare të thjeshta arithmetike, ndërsa në të dytin mesatare të ponderuara. Duke i ndërthurur statistikisht mesataret e këtyre dy portaleve, rezulton se po të ishin zhvilluar sot zgjedhjet në SHBA, Kamala do të kishte fituar në mjaftueshëm shtete për të siguruar 270 elektorë të saj në Kolegjin Elektoral, përkundrejt 268 elektorëve të Tumpit.

Në hartën e mëposhtme, shtetet e ngjyrosur me blu të fortë (ngjyra e Partisë Demokrate) do të fitoheshin sot me siguri të lartë statistikore nga Kamala. Ndërsa në shtetet e ngjyrosur me blu të lehtë (Pennsylvania, Michigan dhe Wisconsin), epërsia e Kamalës është vetëm milimetrike. Nga ana tjetër, shtetet e ngjyrosur me të kuqe të fortë (ngjyra e Partisë Republikane) do të fitoheshin sot me siguri të lartë statistikore nga Trump. Ndërsa në shtetet e ngjyrosur me të kuqe të lehtë (Georgia, Arizona, Nevada dhe North Carolina) epërsia e Trump është vetëm milimetrike.

Në një situatë kaq të balancuar statistikore, rëndësia e debatit televiziv Kamala-Trump është e jashtëzakonshme – një gabim nga njëri prej kandidatëve gjatë debatit mund ta zhbalancojë garën…

*Washington, DC, edhe pse nuk e ka statusin e shtetit, dërgon 3 elektorë në Kolegjin Elektoral. Vetëm shtetet Maine dhe Nebraska dërgojnë elektorë sipas një parimi të përafërt proporcional. Kudo tjetër, përdoret parimi mazhoritar (kush fiton qoftë edhe me 0.01% në një shtet, siguron gjithë elektorët e atij shteti).

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shqipe: 10/09/2024 22:52

    Suksese trampit, kesaj radhe fiton amerika e vertet

    Përgjigju
  • Linza: 10/09/2024 18:09

    Suksese per Harris. Trump eshte nje turp per Ameriken dhe per ata qe e votojne.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë