Dëbimi i ambasadorit të Iranit, ministri i Brendshëm tregon arsyet e vendimit të Shqipërisë

Dëbimi i ambasadorit të Iranit, ministri i Brendshëm tregon arsyet e vendimit të Shqipërisë

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka folur për herë të parë për dëbimin e ambasadorit të Iranit nga Tirana. Lleshaj u shpreh se ka pasur evidenca se anëtarët e MEK në Shqipëri kanë qenë të kërcënuar, ndërsa shtoi se qeveria e Iranit njihet si një qeveri që sponsorizon terrorizmin ndër vite. “Kemi pasur edhe evidenca të ngjashme në vende të tjera të botës, ku anëtarët e MEK kanë qenë të kërcënuar.Nuk mund të flas se ka ndërlidhje mes ngjarjeve, por ka tipologji ku anëtarë të forcave të sigurisë të kamufluar nën petkun e diplomatëve kanë tentuar. Dhe Shqipëria ka marrë atë masë që u bë e njohur.

 Anëtarët e MEK janë pranuar për arsye humanitare dhe jo për arsye politike. Shqipëria nuk ka asnjë axhendë të lidhur me ta. Ne nuk i konsiderojmë risk për sigurinë tonë, ne i kemi pritur si miq. Qëndrimi ynë ndaj tyre është një qëndrim pa asnjë lloj paragjykimi. Qeveria e Iranit njihet si një qeveri që e sponsorizon ndër vite terrorizmin. Për sulmin e përgatitur në ndeshjen Izrael-Shqipëri nuk mund të nënkuptojmë askënd” tha ai në Real Story.

Shqipëria dëboi ambasadorin e Iranit në vendin tonë pak ditë më parë, Gholamhossein Mohammadnia, për cenim të sigurisë kombëtare. Gjithashtu është dëbuar dhe shpallur "non grata" edhe një diplomat tjetër i ambasadës iraniane, Mostafa Roudaki, shefi i stacionit të Ministrisë së Inteligjencës. Gholamhossein Mohammadnia akuzohej edhe nga muxhahedinët (anëtarë të opozitës iraniane) që jetojnë në vendin tonë si agjent i shërbimeve sekrete iraniane duke ngritur vazhdimisht shqetësimin se jeta e tyre ishte në rrezik nga veprimtaria e agjenturore e Iranit në Shqipëri (lexo këtu).

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • mazllem pepimua: 21/12/2018 21:11

    U ktheve borxhin padroneve majmun prandaj u bere minister se donin te tilla favore

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e vitit 2025/ Presidenti Bajram Begaj pret nesër në konsultime për datën PD dhe PS, e mbyll me Celibashin

Zgjedhjet e vitit 2025/ Presidenti Bajram Begaj pret nesër në konsultime për datën PD dhe PS, e mbyll me Celibashin