Reshjet e dëborës kanë pushtuar vendin në zonat malore mbi 300 metra. Dëbora ka zbardhur edhe Malin e Dajtit. Temperaturat gjatë natës kanë shënuar rënie të ndjeshme, deri në -18°C në Valbonë, -13°C në Kukës-Shishtavec, dhe - 8°C në Theth.
Reshjet intensive të dëborës dhe ngricat, kanë shkaktuar probleme në disa prej akseve rrugore në vend.
I mbuluar nga dëbora, aksi Qukës - Qafë Plloçë, vijon të jetë i pakalueshëm prej rënies së gurëve dhe dherave. Rruga për në juglindje duhet të bëhet nga Qafë-Thana. Të bllokuara janë edhe disa rrugë të fshatrave të Maliqit, kryesisht nga rrëshqitja e dherave dhe e tokës.
Me disa fshatra të Vlorës, kryesisht pranë lumit Vjosë nën pushtetin e ujit, maja e Llogarasë u zbardh nga dëbora, ndërsa aksi është i hapur për qarkullimin e automjeteve pavarësisht disa vështirësive të enjten.
Në fshatin Bashaj, një rrëshqitje masive dheu dëmtoi Bashaj rrugën lidhëse të fshatit me pjesën tjetër të zonave të lumit të Vlorës, mbi 100 banorë kanë mbetur të izoluar, pa mundësi qarkullimi.
Aksi më problematik është ai Gjirokastër-Tepelenë, në disa segmente të tij. Në kilometrin e 17 lumi Drin kërcënon të arrijë rrugën dhe firma kontraktore ka përqendruar mjete të shumta për forcimin e argjinaturës së lumit. Te “Shkalla e Zezë”, qarkullimi vijon të jetë vetëm me një korsi si pasojë e rënies së inerteve në rrugë kur qarku i Gjirokastrës u prek nga reshjet intensive të shiut.
Rënia e dherave shtufore nga kodra, bllokoi përkohësisht edhe qarkullimin në aksin Uji i Ftohtë-Tepelenë. Gati 70% e gjerësisë së rrugës është zënë në kryqëzimin e Urës së Leklit. Policia menaxhoi trafikun duke orientuar drejtuesit e makinave të kalojnë në drejtime të tjera.
Reshjet e dendura të shiut çanë karrexhatën e rrugës te Ura e Petranit dhe qarkullimi në aksin Përmet- Dogana e tre Urave u bllokua. Ndërkohë si pasojë e reshjeve të dëborës, u bllokua edhe aksi Pogon–Dropull është i bllokuar.
Rruga e Arbrit është pushtuar nga ngricat, megjithatë, qarkullimi është i hapur edhe pse me vështirësi. Rruga nacionale Klos-Burrel u bllokua përkohësisht përreth 1 orë pas rënies së një masivi dheu në fshatin Bërshi të Klosit. Shkak mendohet mbushja me ujë e kanalit vaditës të luginës së Mati.
Pas tre ditësh bllokimi është rihapur për qarkullimin e automjeteve rruga e Njësisë Administrative Dardhas, e cila pësoi rrëshqitje si pasojë e reshjeve të dendura të ditëve të fundit.
Edhe Rruga e Kombit në të gjithë segmentin e saj është e hapur ndërsa mjetet borëpastruese vijojnë të kriposjen në zonat ku ka reshje dhe ngrica.
Reshjet e dëbores në malësinë e Krujës, deri në 30 centimetra në parkun kombëtar dhe ngricat, bllokuan rrugën Krujë-Qafshtamë, duke lënë të izoluar disa banorë në fshashtra.
Në qarkun e Beratit, reshjet e dëborës kanë vijuar gjatë natë na lartësitë mbi 600 m. Në Bashkinë e Skraparit vijojnë të jenë të bllokuara disa akse rrugore ku fadromat punuan për hapjen e tyre dhe hedhjen e kripës për shmangien e akullit në rrugë.
Përdorimi i gomave dimërore është i detyrueshëm për automjetet që qarkullojnë në zonat malore apo ku është njoftuar për prezencë dëbore dhe ngricash.
Shkarjet e dherave që kanë nisur që në orët e para të mëngjesit në Matogjin vijojnë të shkaktojnë probleme. Ato janë intensifikuar edhe gjatë orëve të mbrëmjes, duke u kthyer në një situatë serioze që rrezikon banesat e zonës.
Ndërkohë, janë njoftuar Policia dhe grupet e emergjencave, të cilat po vlerësojnë situatën dhe mundësinë e evakuimit të banorëve.
Pas tre ditësh bllokimi është rihapur për qarkullimin e automjeteve rruga e Njësisë Administrative Dardhas, e cila pësoi rrëshqitje si pasojë e reshjeve të dendura të ditëve të fundit.
Bashkia Pogradec, me mjetet e saj dhe me ndihmën e kompanive private, arriti të zhvendosë të gjithë masivin e shembur dhe të mbushë trupin e rrugës, duke mundësuar kështu kalimin e automjeteve drejt Dardhasit dhe pesë fshatrave të tjerë që janë pjesë e kësaj njësie administrative.
Gjatë ditës së sotme, në zonë ishin të pranishëm edhe prefekti i Qarkut të Korçës, Nertil Jole, si dhe deputeti Bledi Çomo. Ata theksuan se puna është kryer me orë të zgjatura, me qëllim rihapjen sa më të shpejtë të rrugës për kalimin e banorëve dhe automjeteve, si një shërbim dhe nevojë jetie për komunitetin e zonës.
Në përditësimin e radhës për situatën e motit dhe gjendjes së rrugëve në vend, kryeministri Edi Rama lajmëroi sot se rruga Bogë-Theth është e kalueshme pavarësisht reshjeve të dëborës në këtë zonë malore.
"Gatishmëri maksimale në aksin Bogë–Theth, ku rruga Bogë–Theth vijon të jetë e kalueshme, pavarësisht reshjeve të dëborës në këtë zonë malore. Situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme dhe ndërhyrjet do të vijojnë sipas nevojës, për të garantuar lëvizje të sigurt për banorët dhe vizitorët" shkruan Rama.
Komente











