Dëbora në Theth pengon çeljen e sezonit turistik, banorët: Po anulohen shumë rezervime

Dëbora është shndërruar në një problem serioz në Theth, pasi po pengon çeljen e sezonit turistik. Rruga  Bogë – Qafë Thore është e bllokuar prej muajsh dhe banorët i bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse që të kthejë sytë drejt kësaj zone.

"Turistët e bëjnë rrugën në këmbë se rruga është e bllokuar nga bora. Ne i bëjmë thirrje kryeministrit, kryetares së Bashkisë dhe kush i ka kompetencat që të hapin këtë rrugë, që të hapet sezoni turistik në Theth se është shumë i nevojshëm, se kemi shumë kërkesa dhe anullime prej rrugës", thotë një prej banorëve. 

Në një video të sjellë në redaksinë e Report TV, në pamje dallohen banorët e kësaj zone, të cilët pasi udhëtojnë deri në Qafë Thore, detyrohen të zbresin nga automjeti për të vijuar rrugën në këmbë. Ndërkaq për zhbllokimin e rrugës së Thethit nga bora ka bërë thirrje edhe drejtori i zonave të mbrojtura në Shkodër, Agim Dardh, në mënyrë që kjo të jetë një zonë turistike përgjatë gjithë vitit.

"Bllorimi i rrugëve nga bora ka shumë kohë. Ne si qëllim kemi që sezoni turistik të mos jetë vetëm një sezon, por gjatë gjithë vitit, pasi vendi ia jep këtë mundësi, por që për shkak të borës nuk kemi mundësi", u shpreh Agim Dardha, drejtor i zonave të mbrojtura

Aksi rrugorë Qafë Thore – Theth është i bllokuar që prej muajit Dhjetor të vitit të kaluar, ndërkohë që e vetmja mundësi për banorët e Thethit është të ecin në këmbë në këtë segment që vijon të mbetet i bllokuar ose të ndjekin rrugën nga Mali i Shoshit, nga e cila i duhet 6 orë për të mbërritur deri në Shkodër. 

B.K./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja