Është përfshirë nga flakët e zjarrit një automjet në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Automjeti ka marrë flakë në afërsi të një pike karburanti, gjë që ka trembur jo pak banorët, të cilët menjëherë kanë njoftuar policinë.

Kjo e fundit ka çuar në vendin e ngjarjes forcat e shërbimit zjarrfikës, të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit.

Menjëherë pas fikjes së zjarrit, ekspertët kanë thënë se zjarri ka nisur fillimisht në pjesën e poshtme të mjetit, por që shumë shpejt u arrit të fikej në kohë.

Ngjarja u shënua në ish zonën e bllokut dhe automjeti ishte tip Benz.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)