Disa zona të Tiranës, ku gjenden edhe disa prej institucioneve më të rëndësishme në vend, janë përballur gjatë së enjtes me ndërprerje të energjisë.

Disa prej Ministrive, si ajo e Ekonomisë, apo e Financave, kanë thënë se furnizimi është ndërprerë për disa orë dhe i është kthyer normalitetit vetëm gjatë orëve të drekës, ndërkohë që gjatë pasdites mungesë të zgjatura furnizimi është raportuar dhe në zona pranë rrugës së Elbasanit. 

Burime zyrtare pranë OSHEE-së thanë se shkak i ndërprerjeve të paradites kanë qenë dy defekte të ndodhura paralelisht. I pari erdhi si pasojë e djegies së transformatorit pranë Ministrisë së financave që furnizon qendrën, ndërsa i dyti për shkak të djegies së një fideri pranë xhamisë së Tiranës.

Në orët e pasdites djegia e një kablli nëntokësor ka sjellë për pasojë mungesën e energjisë në disa zona pranë ‘’Rruges së Elbasanit’’


Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)