TIRANË - Kryeministri Edi Rama dhe lideri demokrat Lulzim Basha kanë replikuar përmes rrjeteve sociale në këto ditë të vështirë që po kalon Shqipëria lidhur me situatën e COVID-19, tsa i përket paketave të mbështetjes ndaj qytetarëve dhe propozimeve për paketa financiare jo vetëm ndaj punonjësve të operatëve ekonomikë (si fasonë, call center e operatorë turistikë), por edhe për të vetëpunësuarit e biznesin e vogël.

Lideri demokrat Lulzim Basha tha se vetëm këto dy javë "qeveria ka dhënë 52 milion euro pagesa dhe tendera për miq dhe klientë". Ndërkohë, Basha  dha një shembull se si mund të përdoreshin këto para për paketën e ndihmës social-ekonomike që PD ka propozuar 10 ditësh: "Down pointing backhand index". Basha propozoi zgjidhje për biznesin e vogël duke i paguar 300 euro çdo muaj që biznesi qëndron mbyllur, që kap në total sipas tij deri në 25 milionë euro në muaj, si dhe të mbulpjë pagën minimale për punonjësit në bizneset fasonë, që shkon deri në 30 milionë euro në muaj, sipas kreut të PD-së

Sipas Ramës këto shifra nuk janë reale.

"Plani 7x7=42 është zgjuar sot me rritje të shifrave! Deri kur të mbarojë lufta shifrat do kapin nivelin e një vendi të G7-ës! Pritet shifra e parashikuar nga Plani për aktorët e Portokallisë, meqë janë mbyllur në shtëpi ndërkohë që po u bëhet konkurencë e pandershme nga 7x7=42!", shkruan Rama.

"Sa keq për çdo shqiptar kur kryeministri në vend që të japë menjëherë 120 milion eurot e PPP-ve për shëndetin dhe bukën e gojës së mijëra familjeve, merret gjithë ditën me sulme kundër opozitës dhe bëhet mburojë e vjedhjeve dhe korrupsionit të oligarkëve dhe tenderave të luksit", ishte një reagim i Bashës në kundërpërgjigje të Ramës.

Por çfarë propozoi sot Basha?

"Për të vetëpunësuarit në biznesin e vogel, qeveria tju paguajë 300 Euro për çdo muaj që biznesi qëndron mbyllur. Kostoja e kësaj mase shkon nga 20 – 25 milionë Euro/muaj. 

Për punonjësit në bizneset fasonë, call centers, dhe operatorë turistikë  që janë të detyruar të rrinë në shtëpi:
• Qeveria duhet të mbulojë të paktën pagën minimale kur ata nuk mund të paguhen fare.
•  Për ata që ua paguajnë pagën, kostoja e pagës të llogaritet si shpenzim i zbritshëm në masën 200% të këtij shpenzimi.

Kostoja e kësaj mase nga 25 milionë deri 30 milionë Euro/muaj.

Këto janë shpenzime plotësisht të përballueshme për buxhetin kur vetëm një kilometër rrugë e tenderuar kushton 20 milionë dollarë si tek Astiri", shkruan Basha.