/ATSH/- Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili reagoi të premten ndaj deklaratës së deputetit të Partisë Demokratike, Eduard Halimi, i cili u shpreh se vendimi për lirimin e Arben Frrokut, erdhi pas kërcënimeve me telefon të gjykatësve që shqyrtuan çështjen.
"Sekseri" i gjyqtarëve ka pacipësinë të bëjë parimorin. Halimi bojkotues i reformës në drejtësi, hipokrizi bajate me të. Halimi që vrau drejtësinë bën sikur qan për të. Mbështetje prokurorisë në përballjen me krimin e korrupsionin. Mbështesim Prokurorinë në zbardhjen e së vërtetës", u shpreh Vasili.
Kryetari i Grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim shprehu mbështetjen për organin e akuzës në luftën ndaj krimit të organizuar, ndërsa theksoi se ngjarja ku u vra kryekomisar Dritan Lamaj do të zbardhet.
"Mbështesim prokurorinë në përballjen me krimin dhe me korrupsionin. Ne shprehim besimin dhe mbështetjen ndaj prokurorisë në zbardhjen e së vërtetës", tha ndër të tjera,  Vasili, Kryetar i Grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim.