Deklarata e përbashkët e dy bashkë-kryetarëve të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asocijimit BE-Shqipëri, zonjës Monica Macovei dhe zotit Taulant Balla
Ne e konsiderojmë dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë në qershor të viti 2014 si njohje të hapave dhe reformave të ndërmarra dhe si stimul për reforma të mëtejshme. Shprehim mbështetjen e plotë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, si alternativa e vetme për të ardhmen e vendit.
Mbështesim marrëveshjen ndër-partiake të 24 dhjetorit, të ndërmjetësuar nga PE. Kërkojmë zbatimin e saj në kohë dhe me konsensus, ndërsa shpresojmë që të gjitha palët t’i përmbahen kësaj, duke nënvizuar rëndësinë e dialogut dhe konsensusit politik siç parashikohet në marrëveshje si dhe nevojën për bashkëpunim të qëndrueshëm ndërpartiak lidhur me reformat e anëtarësimit në BE
Ne vërejmë progres dhe nxisim zbatimin e 5 prioriteteve, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, reformimit të administratës publike dhe plotësimit të të drejtave të njeriut. Përmbushja e të gjitha prioriteteve do jetë thelbësore edhe për hapjen e negociatave për anëtarësim
/Shqiptarja.com