Lulzim Basha që ka braktisur Tiranën dhe që rikthehet në detyrë vetëm për të ushqyer me leje ndërtimi e me semaforë disa klientë banale të pushtetit të tij të falimentuar, duhet të japë dorëheqjen.
Të gjithë e dinë se ai nuk e fitoi Tiranën me vota po e grabiti atë me duart e një gjykate të korruptuar.
Të gjithë e dinë po ashtu se kur kërkonte votat Luli thoshte se Tiranës i duhej një kryebashkiak që të merrej me qytetin jo me politikë.
Por të gjithë e panë dhe e shohin përditë se nga zëri i qytetarëve të Tiranës që premtoi se do te ishte, kryebashkiaku ynë u bë papagalli i katragjyshit të Partisë Demokratike.
Luli duhet të japë dorëheqjen sepse Tirana po mbytet në papastërti, teksa kryebashkiaku po bën përditë pis ekranet e televizorëve e të rrjeteve sociale me fjalorin e ulët e të dhunshëm të shpifjeve e të fyerjeve për kundërshtarët politike.
Jo më larg se dje ai u bashkua në një duet të turpshëm me plakun e PD-së për të abuzuar me një grua duke politizuar pa asnjë skrupull aktin e shëmtuar ndaj saj nga ana e një punonjësi të zyrës së një deputeti socialist.
Ndërkohë që Policia e Shtetit bëri detyrën e saj dhe e arrestoi keqbërësin, Luli dhe Plaku sulmuan policinë.
Ndërkohë që Ministri i Brendshëm iu gjend pranë viktimës, Luli dhe Plaku sulmuan ministrin e Brendshëm.
Ndërkohë që zyra e deputetit e dënoi me forcë aktin e turpshëm të një punonjësi, Luli dhe Plaku sulmuan deputetin.
Ndërkohë që ne provuam edhe në ketë rast se jemi ndryshe nga ata që një ngacmues seksual e vunë në një detyrë të lartë pasi gjobitën rëndë median që e denoncoi, Luli dhe Plaku na sulmojnë ne se s’dinë të bëjnë asgjë tjetër.
Plaku shkatërroi PD-në, Luli është në të drejtën e tij ta vazhdojë shkatërrimin e PD-së, por duhet të dorëhiqet nga Bashkia e Tiranës sepse Tirana s'ka pse vuan në kurriz pasojat e një njeriu që as e ka zgjedhur e as di të bëjë tjetër gjë përveçse të shkatërrojë.
/Shqiptarja.com