Nën tonë të ashpra është zhvilluar biseda mes ambasadorit shqiptar të Athinës dhe zyrtarit të Ministrisë së Jashtme Greke Peter Mavroeidis. Biseda e tyre e tensionuar dhe qëndrimi i zyrtarit grek janë publikuar sot në mediat greke.
Takimi i tyre u bë në kuadër të vendimit të qeverisë shqiptare që parashikon prishjen e 19 banesave të Himarë, çka nga pala greke konsiderohet si abuzim i të drejtave të minoritet grek.
E përditshmja 'To Vima' shkruan se zyrtari grek i ka thënë ambasadorit shqiptar se plan i zhvillimit në Himarë nuk është konsultuar dhe nuk ka qEnë transparent me banorët, duke e konsideruar të papranueshme që njoftimin për prishjen e ndërtesave e kanë marrë vetëm personat me origjinë etnike greke.
Sipas tij citon 'To vima' ky është një veprim i planifikuar për shkeljen e të drejtave të minoritet grek në Shqipëri.
Greqia, mësohet të ketë thënë Mavroeidis, nuk ndërhyn në punët e brendshme të Shqipërisë e nuk kërcënon njeri por nuk mund të tolerojë sfida. Shqipëria, sipas tij, duhet të respektojë të drejtën ndërkombëtare dhe konventat për respektimin e pakicave etnike greke.
"Kurrsesi Shqipëria nuk mund të pretendojë se nuk ka minoritet grek në Himarë” shton zyrtari.
'To Vima' citon se Mavroeidis e bëri të qartë se kjo sjellje është e papranueshme dhe Shqipëria do të përballet me vlerësimin e integrimit europian. Ai kërkoi më tej pezullimin e menjëhershëm të çështjes së prishjes së banesave në Himarë.
Gjatë bisedës u theksua se respektimi i të drejtave të njeriut është përparësi për çdo vend që synon të punojë në mënyrë demokratike dhe modern dhe kjo vlen më shumë ne rastin e Shqipërisë, performanca e të cilës monitorohet nga BE, ku mbrojtja e pakicave është një pikë e rëndësishme.
(e.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO