Deklarata kundër Shqipërisë, Dade:
Ministri i Kosovës pa përvojë, u nxitua

Komisioni i Jashtëm është përfshirë nga debatet mes shumicës dhe opozitës për çështjen çame dhe Kosovën, pasi vizitës së Ramës në Serbi dhe kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta në Greqi.
 
Ish-ministri i Jashtëm, Bumçi tha se jemi në nivelin më të ulët të marrëdhënieve me Kosovën, ndërsa përsa i përket deklaratës së Hahn për çamët u shpreh se nuk ishte kontribut i lobimit të Ministrisë së Jashtme.
 
Por kryetarja e komisionit, Dade u përgjigj duke thënë se marrëdhënia me Kosovën është mjaft e mirë dhe se deklarata e ministrit të Jashtëm Hoxhaj është e nxitur, ndërsa për vizitën e Metës deklaroi se ishte e frytshme.
 
"Ne nuk mund t'u referohemi deklaratave të politikanëve të papërvojë si Ministër i Jashtëm të Kosovës".

Ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj deklaroi se Shqipëria nuk duhet të përzihet në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. 
 
Në komision ka raportuar përfaqësuesi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ferit Hoxha për marrëdhëniet me Kosovën, Serbinë dhe Maqedoninë.
 
I pyetur nga anëtarët e komisionit, Hoxha deklaroi se kemi një rritje të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës, përmes takimeve dhe marrëveshjeve.
 
Sipas tij, Kosova është vendi i dytë për eksportet shqiptare. Përsa i përket marrëdhënieve me Maqedoninë, ai theksoi se është shumë i rëndësishëm zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit për të drejtat e shqiptarëve.
 
Gjithashtu Hoxha u shpreh se situata në Maqedoni ka ndikuar në nivelin e marrëdhënieve në vitet e fundit, pasi niveli i shkëmbimeve mes dy vendeve është më i ulët se më parë.
 
Përsa i përket zgjedhjeve në Malin e Zi ai tha se rezultati i fundit ku shqiptarët morën vetëm një deputet, nuk është i favorshëm.
 
Pas vizitave të Ramës në Serbi, Hoxha deklaroi se ka një transformin të marrëdhënieve me Beogradin.
 
Debatet në Komisionin e Jashtëm
Aldo Bumçi: Nga Prishtina ngrihet shqetësimi për mungesën e koordinimit.  Autostrada për në Nish kalon nga Kosova, nuk mund te lihet jashtë vëmendjes Kosova.
 
Qeveria flet për zero probleme marrëdhënie me Greqinë, si është situata me paketa e problemeve. Por marrëdhëniet janë të ngrira.
 
Çështja çame nuk ishte lobimi ynë, por komisioneri Hahn i referohet dokumenteve nga dy vendet dhe palës greke.
 
Këtu na u tha se deklarata e Hahn ishte nga lobimi i Shqipërisë.
 
Arta Dade: Është i papranueshëm qëndrimi për Kosovën. Shqipëria është përpjekur të mos luajë rol parterniteti.
 
Deklarata e ministrit të Jashtëm të Kosovës është e nxituar. Roli i Shqipërisë për Kosovën ka qenë tejet i rëndësishëm dhe në të njëjtën linjë me faktorët globale.
 
Konsideroj vizite të shkëlqyer atë të Metës, pamë vullnet pozitiv edhe të palës greke për të zgjidhur cështjet e mbartura por mos jenë të lidhura me cështje elektorale.
 
Kemi ecuri pozitive në marrëdhëniet mes vendeve.
 
Aldo Bumci: Nuk mund ta mohojmë ekzistencën e krizës me Kosovën kjo vjen për shkak të marrëdhënieve shqiptaro-serbe.
 
Dade: Nuk ka pasur problem dhe kjo tregohet edhe në shkëmbimet mes vendeve.
 
Bumci: Problemi nuk është droni por Kosova. Tirana ka marr rol parësor në një cështje kur Kosova duhet të jetë e para.
 
Leskaj: Nuk mund të flasë një ish-ministër i Jashtëm e te thotë që marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë  janë në krizë.
 
Dade: Ne nuk mund të referohemi deklaratave të politikaneve të papërvojë si Ministër i Jashtëm të Kosovës.



dy.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Adriatik Doçi: U përball me bandat me automatik/ Kush është Elvin Gogaj, prokurori që po heton Belind Këlliçin

Adriatik Doçi: U përball me bandat me automatik/ Kush është Elvin Gogaj, prokurori që po heton Belind Këlliçin