Deklaratat e Calaveras që 'përvëluan' Berishën dhe Metën, ja si kanë shpallur armiq ndër vite përfaqësuesit e SHBA-BE në Tiranë nga Withers te Vlahutin 

Deklaratat e Calaveras që 'përvëluan' Berishën dhe Metën, ja si kanë shpallur armiq ndër vite përfaqësuesit e SHBA-BE në Tiranë nga Withers te Vlahutin 

Sali Berisha, shefja e ONM Genoveva Calavera dhe Ilir Meta

Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë nisur një sulm të koordinuar ndaj drejtoreshës për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian, Genoveva Ruiz Calavera, njëherësh shefe e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit të procesit të Vetingut në drejtësinë shqiptare, për shkak të qëndrimeve të forta të saj në mbështetje të reformës në drejtësi, reformë të cilën dyshja Berisha-Meta e kanë shpallur komplot ndërkombëtar ndaj tyre. Fillimisht ishte Sali Berisha që e akuzoi diplomaten si bashkëpunëtore të kryeministrit Edi Rama, se është blerë me para të zeza etj. 

Akuzat vijuan nga kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, bashkëshortja presidentit Ilir Meta, e cila i tha se ‘Calavera merr 26 mijë euro dhe vjen njëherë në 3 muaj’. Këto akuza vunë në lëvizje Komisionerin për Zgjerimin, Oliver Verhelyi, i cili reagoi duke pohuar se kishte besim të plotë te Calavera dhe ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca. Akuzat i konsideroi krejtësisht të pavërteta. 

Calavera nuk është diplomatja e parë që vihet në shënjestër të sulmeve të Sali Berishës dhe Ilir Metës. Dyshja në fjalë, si kur kanë qenë në pushtet, ashtu edhe në opozitë, i kanë shpallur përfaqësuesit e Perëndimit në Shqipëri 'non grata', armiq, pjesë e komploteve kundër tyre, bashkëpunëtorë të Edi Ramës etj. Kujtojmë që Sali Berisha shpalli non grata ambasadoren amerikane Marisa R. Lino në vitin 1997, duke akuzuar edhe për mbështetjen e rebelimit kundër pushtetit të tij. Lino u sulmua pasi nuk u pajtua me vjedhjen e zgjedhjeve të 26 majit 1996. Në vitin 2010, Sali Berisha dhe Ilir Meta, në atë kohë njëri kryeministër dhe tjetri zëvendëskryeministër kërkuan dëbimin nga Shqipëria të ambasadorit amerikan John Ëithers, për shkak të qëndrimeve kritike ndaj qeverisë së tyre dhe sidomos për Gërdecin. 

Meta i kërkoi DASH me anë të një letre sekrete largimin para kohe të Ëithers, kërkesë kjo që jo vetëm u refuzua nga DASH, por mbështeti qëndrimet e ambasadorit. Sali Berisha dhe rrethi i tij politik shumë shpejt nisën sulmet edhe ndaj ambasadorit tjetër amerikan Alexander Arvizu, që pasoi Ëithers. Në vitin 2013, Arvizu e konsideroi rrëzimin e Berishës nga pushteti po aq të rëndësishëm sa rrëzimi i Ramiz Alisë. Sulmet më të ashpra të Berishës, por edhe të Metës, janë përqendruar mbi pasuesin e Arvizu, Donald Lu, për shkak të angazhimit të tij pro reformës në drejtësi. Sulmet vijojnë me të njëjtën intensitet edhe ndaj ambasadores aktuale, Yuri Kim, pikërisht për shkak të mbështetjes ndaj reformës në drejtësi, të cilën disa politikanë e shikojnë si rrezik për pozitat dhe të ardhmen e tyre. 

Nga PD-LSI është sulmuar herë pas herë edhe ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, qëndrimet e të cilit janë në një linjë me Yuri Kim, sa i takon reformës në drejtësi, sidomos Vetingut. Ndërkaq, sulmet më të egra të Sali Berishës i ka përjetuar ish-ambasadorja e BE, Romaa Vlahutin. Akuzat ndaj saj kanë qenë të vazhdueshme, të paimagjinueshme dhe turpëruese për vendin. 'Non grata' është shpallur nga Ilir Meta edhe ish-ambasadori i OSBE në Tiranë, Bernd Borchardt.

Nuk ka dyshime se, Genoveva Ruiz Calavera, diplomatja me mision të dyfishtë në Shqipëri, po sulmohet me egërsi nga Sali Berisha dhe bashkëshortja e Ilir Metës, për shkak rolit të saj në mbështetje të reformës në drejtësi dhe sidomos Vetingut, proces i cili po shpërbën korporatën e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar të lidhur me PD-LSI. Të gjithë anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese, të shkarkuar për pasuri të paligjshme dhe lidhje me krimin, janë emëruar nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, si ushtarë të besuar të tyre. 

Prej tre vitesh, që kur u emërua në krye të ONM, Genoveva Ruiz Calavera, në kundërshtim me linjën e PD-LSI, ka mbështetur fort procesin e Vetingut, ngritjen e SPAK, organet e tjera të reja të drejtësisë, procedurat për zëvendësimin e gjyqtarëve të lartë të shkarkuar si dhe pro hapave në procesin integrues. 

Në maj të vitit 2019, Calavera i dha një mesazh të qartë Ilir Metës, i cili deklaronte se reforma në drejtësi ishte dështuar dhe se ishte një Ramaformë. Calavera tha se “BE mbështet plotësisht gjyqësorin e ri të ndarë dhe këshillat prokurorialë që janë ngritur si edhe këshillin e ri të emërimeve në gjyqësor ndërsa pranon se do të duhet kohë për të ndërtuar një sistem të ri, të fortë... Disa njerëz mund të kenë frikë nga reforma gjyqësore dhe të jenë të gatshëm ta pengojnë atë, por kjo nuk mund të lejohet/”

Në gusht të vitit 2019, Calavera artikuloi një mesazh të fortë për kundërshtarët e reformës në drejtësi, duke pohuar “Procesi i Vetingut ka dhënë një mesazh të fortë për ata që kanë abuzuar me pushtetin e tyre. Sulmet në rritje ndaj reformës në drejtësi dhe vettingut dhe kundër OMN-ës, Vëzhguesve Ndërkombëtarë dhe misionet tona të asistencës së BE-së, në këtë drejtim janë shumë domethënëse... Nuk duhet të ketë asnjë kompromis që dëmton vendosjen e shtetit të fortë ligjor në Shqipëri”. 

Në dhjetor të vitit 2019, Calavera përshëndeti ngritjen e SPAK, duke e konsideruar si një hap thelbësor për luftimin e krimit dhe korrupsionit, ndërsa ka ndjekur dhe reaguar për çdo hap në procesin e ngritjes së Byrosë Kombëtare të Hetimit. 

Në 28 maj 2020, diplomatja e BE mbajti një tjetër qëndrim të fortë, i cili duket se ka nervozuar kundërshtarët e deklaruar të reformës në drejtësi. “Në fazën aktuale, vendimtare për përparimin e vendit në udhën e integrimit evropian, kjo reformë nuk duhet të minohet nga sulme të ndryshme. Kjo nuk është koha për ta shmangur reformën dhe arritjet e saj të shumta deri më tani, siç është krijimi i të gjitha institucioneve të reja gjyqësore, të cilat funksionojnë mirë tashmë prej kohësh”, tha Calavera.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Koli: 23/12/2020 13:20

    Sali meta luli Rama dhe gjithe drejtesia ne gjykata te koruptuar deri ne palce kriminela politican te gjithe kombit shqiptar po me krimineli me I madh sali Serbi

    Përgjigju
  • Akrepi: 23/12/2020 10:19

    Genti , nuk ta mar per keq nderhyrjen , megjithqe askush nek e ka te drejten morale te komentoje , per komentin e tjeterit . Kieni parasish ti dhe te tjer . THoni se ka gjyqtar e prekuror qe nukse i bejne veting vet-vetes ; Po mir more zoteri vetingun e ben nje grup i caktuar , dhe jo gjithkush vet-vetes , kjo qe thoni nuk mendohet se mund te ndodh . THoni se Presidenti nuk ka krijuar GJK-use , por pa profesionist qe kan kaluar vetingus , nuk mund te behej , jo vetem nga presidenti por as vet zoti . Gjikata u shperbe nga mungesa e punonjesve te dala nga vetingu , por edhe se shum nga punonjesit e gjikates , dhane doreheqien nga frika e vetingut . Se fundi gjikata u kompletua me specialist te dale nga vetingu . Besojse te gjithe kete prisnim .

    Përgjigju
  • GENTI: 22/12/2020 15:39

    O akrep po nuk e shikon si vepron ti presidenti. ka 1 vit nuk e krijon gjykaten kushtetueese, po keshtu gjyqtaret e prokuroret nuk i bejne veting vetes e shtyjne sa ta shtyjne

    Përgjigju
  • Akrepi: 22/12/2020 12:59

    Behet fjale se Berisha por edhe Meta ,- me pas- ,kane sulmuar here pas here perfaqesuesit diplomatik qysh mga vitet 1995 e ngjer me sot . Mir kur kane qene ne opozit --dhe jane -- dhe mund te sulmonin diplomatet e huaj , te cilet zakonisht , perkrahin qevqeisien ; Po kur kane qene ne pushtet , per c'aresye , perseri i kane sulmuar diplomatet , ; mos valle per ti bere armiq te qeverisies se tyre , dhe vet-vetes !?. Mendoj se ketu ka dicka qe nuk shkon !. Ose Berisha dhe Meta jane jasht mendies , ose kritikat nuk jane te mbeshtetura mbi ngjarie dhe fakte . Zhvillime te tilla ne shoqeri ndodhin , per aresye te ndryshme , por e rendesishme eshte qe keto pasaktesi te mos fryhen ,sa te trazojne nje shoqeri te tere . Ka intelektuale , qofshin keta edhe udheheqesa qe me veprimtarine e tyre te nxituar , apo te pa kontrolluar , te bejne edhe gabime , ne mardheniet politike apo edhe qeverisese . Po keshtu , nukse jane te imunizuar nga gabimet edhe stafi i diplomateve te huaj te akredituar ne shqiperi . Mendoj se , vonesa ne realizimin e reformes ne drejtesi eshte nje pakujdesi --pse jo edhe se paku gabim -- i atyre qe e kane opganizuar dhe drjtuar procesin ; Prandaj s'jane te pranushme , hamendesite , per te fajsuar ata qe s'kane as me te voglen mundesi per ta penguar . Edhe drejtusit e reformes ti harrojne akuzat ndaj --keqberesit imagjinar -- por edhe mbeshtetesit e fantazisteve , te mos bejne davan e dreqit . S'mund te themi se politikanet tane jan krisaf , te pa gabushem , por per ate qe si pyet kush , s'mund ti fajsojme . Megjithate fain per vonesat ne reforme , nderkombetaret do ta perplasin sa majtas--djathtas , dhe vet , do te dalin te paster , pamvaresisht se si lajne duart ndonjeher .

    Përgjigju
  • erla: 22/12/2020 12:13

    gjithe popujt e dynjase merren me qeverine..e gabimet e qeverisjes ...ne merremi me opoziten.....ujku..ujku...dhe cakalli po ben kerdine

    Përgjigju
  • Doneta: 22/12/2020 12:05

    Qe te dy monstra,njerezit me te ligj e vulgare qe ka pasur ky vend,kryehajdute e kriminel ordinere si Sali Berisha e Ilir Meta qene mallkim per kete vend.

    Përgjigju
    • O tej: 22/12/2020 19:42

      Bajga lope

  • SPAK: 22/12/2020 10:46

    Po si ka mundesi qe Meta dhe Berisha sulmojne te gjithe ambadadoret ne Tirane, edhe kur jane ne pushtet, edhe ne opozite!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Gjykata më e lartë e Francës konfirmon dënimin për korrupsion ndaj ish-presidentit Sarkozy

Gjykata më e lartë e Francës konfirmon dënimin për korrupsion ndaj ish-presidentit Sarkozy