Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu ka komentuar për herë të parë deklaratat e deputetes Marjana Koçeku për grupin e Barjrave, për të cilët la të kuptohej se e kishin kërcënuar. Jashtë Kuvendit, Gogu tha për gazetarët se ky nuk është lajm politik, por i takon shtetit të së drejtës duke theksuar se institucionet duhet të zbatojnë urgjentisht detyrën.
“Kur një qytetar, aq më tepër një deputet, sinjalizon për kërcënim, ky nuk është lajm politik, është lajm që i takon shtetit të së drejtës, jam i bindur që institucionet të ngarkuara me ligj duhet të zbatojnë urgjentisht detyrën. Asnjë qytetar nuk mundet të jetojë nën fuqinë e kërcënimit, por kjo është një punë për organet hetimore dhe organet ligjzbatuese, si Policia e Shtetit, si SPAK. Shpreh solidaritet ndaj çdo shqiptari dhe jo më ndaj një deputeti. Kur një koleg deputet shpreh të tilla shqetësime do të thotë që është cenuar institucioni si kuvendi. Është rast që meriton vëmendjen e plotë shtetërore për tu hetuar si një rast”, tha Gogu.
Lajmi kryesor:
LIVE - Kuvend/ Berisha 'mbron' protestën: Ta shkarkojmë Ramën! Balla: I fundit që mund të flasë je ti pelikan! PD bllokon foltoren, nuk lejon zhvillimin e seancës








