Rrëzohet dekreti i presidentit për buxhetin, Ahmetaj: Meta duhet të kërkonte dialog mes studentëve dhe qeverisë

TIRANE-Komisioni i Ekonomisë dhe Financave ka rrëzuar dekretin e Presidentit Meta për buxhetin. E ndërsa opozita vijon bojkotin, me votat e shumicës komisioni rrëzoi dekretin, që pritet të vuloset ditën e enjte në seancën plenare të Kuvendit. Kreu i shtetit e riktheu buxhetin me argumentin se shumica duhet të plotësojë kërkesat e studentëve, që janë ngritur në protestë prej 15 ditësh. Por ministri Arben Ahmetaj deklaroi në komision se Presidenti duhet të kërkonte dialog mes studentëve dhe qeverisë dhe jo të kthente buxhetin. Sipas tij, pikat për të cilat qeveria ka dhënë OK, si për tarifat dhe për investimet në konvikte nuk kanë nevojë për rishikim të buxhetit, pasi “Ka para për të adresuar këto dy pika” tha ai.

“Presidenti është mundur që të ketë një kontribut duke kthyer buxhetin. Besoj që një kontribut më i madh sesa të kthehesh buxhetin, që është i furnizuar me të gjitha shumat për arsimin e lartë, do të ishte që të kërkonte edhe ai dialog mes studentëve dhe qeverisë. Ne mbështesim kërkesat e studentëve i konsiderojmë legjitime në kushtet që duhen përmirësuar, uljes së tarifave, por sigurisht që qeveria është duke pritur me padurim studentët që të ulen për të dialoguar.

Dekreti është kthyer pa referuar asnjë detaj, në aspektin e financimit të arsimit apo kërkesë specifike. Praktikisht e ka kthyer buxhetin në parim. Cdo refuzim ndaj dialogut është ti bësh një tradhti kauzës së studentëve. Duhet të analizojmë se cfarë ka ndodhur me administrimin e fondeve në këto 3-4 vite që autonomia është garantuar me ligj. Më pas do të kemi mundësi që ne dhe studentët të vendosim instrumente që garantojnë transparencë dhe kontroll. Autoriteti që të financon ka të drejtë që të kontrollojë, pa cenuar autonominë” tha ai.

Ndërsa kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe theksoi se buxheti i arsimit është i lartë, por duhet të kontrollohen se ku shkojnë këto para. Ai tha se KLSH ka provuar shkeljet te Universiteti i Tiranës, por prokuroria nuk i ka marrë në konsideratë. “Unë nuk mendoj që në arsimin e lartë ka pasur pak para, ka pasur në 2006-07, tre herë më pak se në krahasim me buxhetin e 2019. Me zgjidhjen e propozuar nga kryeministri, por edhe nga kolegët këtu, kuptoj që pjesa e buxhetit do rritet, shqetësimi që kemi është efektiviteti. Dekanë, rektorë nuk mund të fshihen më pas historisë ‘nuk ka para’.

120 mln dollarë në vit. Problemi që kemi lidhet me efektivitetin, cfarë do të financojmë meritën akademike apo partitë brenda universiteteve. Mbështes kolegët, në momentin që përfundon procesi i kontrollit të kryetarit të KLSH, i cili do të bëjë një kontroll të plotë. Paguajnë para për pedagogë dhe studentët që nuk kanë asnjë lloj mundësie. KLSH ka provuar 2-3 raporte profesionale për Universitetin e Tiranës që nuk janë marrë në konsideratë nga prokuroria. Forcimi i kontrollit për këto para duhet të jetë element themelor” përfundoi Braçe. Studentët vijojnë protestën prej më shumë se 2 javësh, ndërsa kërkojnë plotësimin e tetë pikave, qeveria ka dhënë OK, por së pari kërkon dialog.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Albani: 18/12/2018 12:14

    Ju Z minister dhe bashkepuntoret e juaj jeni kreator i mireqenjen se shqiptareve ne vendin tone,ju silleni si Mona duke shkuar per te ...Jeni pergjegjes per varferine tone, Kryeministri Rama nuk mbane pergjegjesine per gafet e juaja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë