Basha i pandehur për lobimin rus në SHBA/ Rama: Pastrim i pastër parash, PD të tregojë burimin (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se lobimi rus në SHBA-a i Partisë Demokratike gjatë periudhës zgjedhore të vitit 2017, është një pastrim i pastër parash. Teksa ishte në një kafe me banorët e njësisë numër 11, Rama ka deklaruar se problemi nuk qëndron në faktin se "kanë harruar", siç PD-ja ka deklaruar më herë, por e gjitha qëndron tek burimi i atyre parave. Ndërkohë ka hequr edhe një paralele se çfarë do kishte ndodhur nëse rast se do ta kishte bërë PS-ja, duke vënë duart mbi kokë.

"Ai është pastrim i pastër, minimumi. Imagjino ta kishim bërë ne, kush e di se ku do ishim", tha Rama.

Në adresë të kryedemokratit Basha, me datë 13 qershor ka mbërritur një fletë-thirrje për t'u paraqitur ditën e hënë në prokurorinë e Tiranës ku do i komunikohet edhe zyrtarisht akuza. Shqiptarja.com siguroi shkresën e firmosur nga prokurorët e çështjes Ervin Karanxha, Gjergji Tako dhe Kole Hysenaj, ku theksohet se nëse Basha nuk paraqitet ditën e hënë në orën 09:30 në prokurori do të bëhet shoqërimi i detyrueshëm.

Lideri opozitar së bashku me ish-sekretarin e përgjithshëm të PD-së, Arben Ristani, por edhe Ilir Dervishin sipas prokurorisë akuzohen për falsifikim dhe fshehje të financimeve. Ai akuzohet se ka fshehur financimin prej 650 mijë dollarë në SHBA për fushatën e elektorale të vitit 2017.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:22
Nis procedura e shkarkimit të Metës, Manja: Të hënën futet në furrë

Të hënën, mazhoranca do të dorëzojë në Kuvend kërkesën me firmat e deputetëve për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Për të nisur procedurat e shkarkimit mjaftojnë 35 firma, por PS-ja ka mbledhur 55, mes të cilëve mësohet se janë edhe deputetë nga opozita e re. Deputeti socialist, njëherazi dhe kryetar i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja në takimin me banorët e njësisë nr.11 ka njoftuar se procedura për shkarkimin e Metës do të nisë të hënën.

"Ditën e hënë futet në furrë. Ka qenë në ngrije, fillon dhe shkrihet nga e hëna", tha Manja. 

Dorëzimi në Kuvend i firmave vjen vetëm pak ditë pasi, parlamenti votoi me 100 vota pro rezolutës së Partisë Socialiste ku radhiteshin argumentet pse dekreti i kreut të shtetit për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit ishte antikushtetues, dhe ku shprehej bindja se zgjedhjet do të mbahen në këtë datë.

 Ky është hapi i parë i procedurës për shkarkimin e një presidenti, së cilës edhe nëse do t'i shkohet deri në fund do të duhet një kohë shumë e gjatë.

E GJITHE PROCEDURA PER SHKARKIMIN E PRESIDENTIT
Etapa e parë, kërkesa
Sipas nenit 112 të Rregullores së Kuvendit si fillim duhet që të bëhet kërkesa nga “Jo më pak se një e katërta e të gjithë anëtarëve të Kuvendit mund të propozojë shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës për shkaqet e parashikuara në nenin 90 pika 2 të Kushtetutës. Kërkesa duhet të paraqitet me shkrim te Kryetari i Kuvendit dhe të përmbajë në mënyrë të motivuar dhe konkrete shkeljen e rëndë të Kushtetutës ose kryerjen e një krimi të rëndë. Me paraqitjen e propozimit, Kryetari i Kuvendit vë menjëherë në dijeni Kuvendin dhe Presidentin e Republikës”.

Etapa e dytë, shqyrtimi nga “Ligjet”
Pas paraqitjes së kërkesës ajo fillimisht shqyrtohet nga Komisioni i Ligjeve, i cili ka të drejtën e propozimit ose jo të krijimit të një Komisioni Hetimor. “Kryetari i Kuvendit ia përcjell kërkesën dhe dokumentet shoqëruese të saj Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, i cili brenda 15 ditëve i paraqet Kuvendit raportin dhe propozimin e tij për ngritjen ose mos ngritjen e një komisioni hetimor. Në rast se kërkohet nga Presidenti i Republikës për t’u shprehur në Komision, Komisioni është i detyruar ta dëgjojë atë, duke i lënë një kohë të mjaftueshme për përgatitjen e mbrojtjes dhe dhënien e sqarimeve”, thuhet në rregullore

Etapa e tretë, ngritja e Komisionit Hetimor
Pasi Komisioni i Ligjeve harton raportin, ai votohet nga Kuvendi në seancë plenare. Kështu në rast se “Ligjet” propozojnë vazhdimin e procedurës së shkarkimit dhe ngritjen e një Komisioni Hetimor ndaj presidentit, kjo duhet të miratohet nga Parlamenti, pa u specifikuar numri i votave, pra me shumicë të thjeshtë. Në rast se raporti rrëzohet nga shumica e deputetëve atëherë procedura e shkarkimit ndërpritet. “Kuvendi zhvillon debat në seancë plenare jo më vonë se 7 ditë nga data e paraqitjes së raportit të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut dhe në përputhje me kohën e përcaktuar nga Konferenca e Kryetarëve, sipas nenit 48 të kësaj Rregulloreje.

Në rast se Kuvendi rrëzon nëpërmjet votimit raportin dhe propozimin e paraqitur, procedura për shkarkimin e Presidentit të Republikës ndërpritet. Kuvendi për të njëjtin motiv nuk mund të vendosë përsëri edhe nëse kërkesa paraqitet nga një grup tjetër deputetësh. Në rast se Kuvendi pranon nëpërmjet votimit raportin dhe propozimin e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, ngre brenda 2 ditëve një komision hetimor për këtë çështje. Komisioni hetimor është i detyruar të thërrasë dhe të dëgjojë mendimin e Presidentit të Republikës në lidhje me propozimin e paraqitur. Në përfundim të hetimit, komisioni hetimor duhet t’i paraqesë Kuvendit në mënyrë të arsyetuar nëse ekzistojnë shkaqet për shkarkimin e Presidentit të Republikës.”

Etapa e katërt votimi në seancë
Vetëm pasi përfundojnë të gjitha etapat e mësipërme arrihet në votim në seancën plenare, ku do të duhen të votojnë pro shkarkimit 2/3 e deputetëve, pra 94 vota. “Kuvendi shqyrton raportin e komisionit hetimor në një seancë të veçantë brenda 20 ditëve nga paraqitja e tij. Konferenca e Kryetarëve përcakton datën e votimit në Kuvend të kërkesës për shkarkim të Presidentit të Republikës dhe kohën e debatit, sipas nenit 48 të kësaj Rregulloreje. Në rast se kërkohet nga Presidenti i Republikës për t’u dëgjuar në seancë plenare, Kuvendi është I detyruar ta dëgjojë atë. Kuvendi vendos për shkarkimin e Presidentit të Republikës me jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij dhe me votim të fshehtë.”, thuhen në pikën 4 të nenin 112.

Etapa e pestë, Gjykata Kushtetuese
Në fund të votimit sqarohet se: “Vendimi i Kuvendit për shkarkimin e Presidentit të Republikës i dërgohet Gjykatës Kushtetuese nga Kryetari i Kuvendit brenda 5 ditëve nga marrja e tij”. Pra pas kësaj procedure jo aq të shkurtër si nga ana procedurale edhe kohore, vendimi përfundimtar merret nga Gjykata Kushtetuese.

Ora 10:42
Rama ironi dhe batuta për Bashën: Luli na krijon probleme, por po punon fort për ne (VIDEO)

Shumëkush protestat e opozitës i ka cilësuar si një pengesë për PS-në dhe kryeministrin e Edi Rama, por ky i fundit nuk mendon kështu. Sipas tij, ky aksion opozitar i zhvilluar prej muajsh, nuk ka bërë gjë tjetër veçse i ka shtuar vlerat PS-së.

"Luli po punon fort për ne. Na krijon probleme, por punon fort për ne", tha Rama.

Ora 10:40
Dekreti i Metës, Rama me banorët: Firmosja njihet ligjërisht, shfirmosja jo (VIDEO)

Kryeministri, i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Erion Veliaj dhe Ulsi Manja është ndalur të flasë edhe për dekretin e Metës, ku sërish e ka cilësuar si në kundërshtim me ligjin.

"Rëndësi ka që nga pikëpamja ligjore gjërat të bëhen sipas ligjit. Befasi për historinë e Republikave parlamentare në botë, jo më në Shqipëri. Hodhe firmën, nuk e shfirmos dot firmën. Është pjesë e plani të Metës, nuk është lajthitje", tha Rama.

Ora 10:15
Batuta e qytetarit për Metën që shkriu së qeshuri Ramën dhe Veliajn (VIDEO)

Ndonëse ishte një bisedë në kafene, ku do t'i pasqyroheshin kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj, problematikat e banorëve, dekreti i Metës, nuk ka kaluar pa u komentuar.

Teksa u pyet nga kryebashkiaku Erion Veliaj, nëse i kanë ndjekur zhvillimet e fundit nga politika, një prej banorëve iu përgjigj me batutë që shkaktoi shumë të qeshura në tavolinë.

"Meta ka gabuar dy herë, kur krijoi LSI-në dhe tani", u shpreh qytetari.

Ora 10:02
Lobimi rus i PD/ Rama: Pastrim i pastër parash...imagjino ta kishim bërë ne (VIDEO)

Kryetari i Partisë Demorkatike, Lulzim Basha dhe dy funksionarët e lartë të kësaj partie, ish-sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani dhe financieri Ilir Dervishi janë marrë të pandehur nga Prokuroria për lobimin rus në SHBA. Kjo ka qenë temë e bisedës së kryeministrit Edi Rama me banorët e njësinë nr.11, ku kryeministri tha se është pastrim i pastër parash, teksa hoqi një paralele se çfarë mund të kishte ndodhur nëse ai do të kishte bërë të njëjtën gjë si Basha. Ai tregoi se nuk kishte dijeni për këtë lajm të fundit nga selia e PD-së.

Rama: Po çfarë Prokuroria, se më thanë që ishte ngritur e kishte thënë…

Manja: Po dhe më e bukura se dje më kishte përmendur mua për dosjen 184, si mund ti besoni atij i thashë, se unë nuk jam marrë ala i pandehur, edhe flet për ne.

Rama: Po pse është marrë i pandehur tani?

Manja: Po po.

Rama: Po cfarë është akuza, se nuk e kam pa?

Manja: Po është për falsifikim formulari dhe pastrim parash.

Rama: Po është pastrim parash i pastër ai, minimumi pastrim parash, imagjino ta kishim bo ne se cfarë do kishte ndodhur.

Manja: Kushedi ku do ishim.

Veliaj: Do ishim ekzekutuar...

Rama: Më kishte shkruar njëri një të bukur në Facebook. thoshte se “Luli eksperiment i Rusisë, për të parë deri në çfarë pike mund ta duroj mileti një njeri kot pa u çmend”.

Veliaj: Ty të vjen kush për vaki, hedh 10 mijë lekë dhe e mban mend, ty të fusin miliona në llogari dhe nuk e mbake mend.

Manja: Është e qëllimshme, nuk i kanë raportuar.

Rama: Nuk është punë raportimi, por duhet të tregojnë nga i kanë nxjerrë. U mblodhën 100 bamirës në Nju Jork për të mbështetur gjeniun e zhvillimit dhe nuk i njeh.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • qyteterim: 14/06/2019 20:36

    imagjino sikur ti benin saliut keto qe po i bejne ed rames!!!te pakten keta te ps po i lejn pemet rehat.jo si majmunat e pd.kafsh parahistorikeqe e ngaterrojn fjalen demokraci me fjalen monizem.

    Përgjigju
    • toke e xanun: 14/06/2019 22:12

      si thot meta !!!!me qetesi me dashuri ahahah.o tropoja a ka dru me pre o shoku.per fat qe tropoja ka pak kokra si ty shoku se perndryshe do e kishin ndare shqiperine copash!!truri eshte gje e madhe lale.po ti ke ngrene nga corba e sales me sa duket .je fanatik dhe ske faj .leku ben cudira per fat te keq te shqipetareve qe jane ne gjendje te mjerushme sot.mos je gje ai qytetari digitall i berishes ti?

    • Tropojani: 14/06/2019 21:47

      Po' pse po i leni Juve gjoja sikur jeni me te modernizuar,po' Juve te PS nuk keni zemer dhe nuk guxoni te na prekni, se sa per shpirt qe keni ju te hani gjalle, por nuk keni byth a e kuptoni tani, se vetem Saliu qe esht 76 vjec ju ben balle Juve se dridheni kur i shikoni Saliun apo jo

  • Tironsi: 14/06/2019 18:34

    Po' keto te PS nga kurva qe jane po duan te bejne dhe si trima gjoja po' ju duket vetja se kan hypur ne majet te globit, po' nje te rrapatur kembet Berisha e din si ikin di muta, po' me mire e din G.Ruci ju gjen fustana per meshkujt, se vetem burra nuk ka PS, jan nja dy veta si p,sh Majko, Fino po' ato te shkretin nuk po' dine se cfar me be

    Përgjigju
  • Qytetari nga Gramshi: 14/06/2019 12:23

    Sa qesharake qe beheni.Qytetari qe shkriu RAMEN dhe Veliaj thote . Ky eshte babai i kantidatit per deputet ne qarkun e Elbasanit [Gramsh ]Gezim Ajazi babai i BESJAN AJAZIT. Mundohuni gjeni ndonje personazh jo publik se late nam.

    Përgjigju
  • Trnakop Kacija: 14/06/2019 11:40

    E cka kishte me perfitu PD prej kesaj pune?

    Përgjigju
  • Dukati: 14/06/2019 11:38

    Kam pershtypjen se kjo farse e shemtuqar po merr dita dites formen e nje gjyqi te paster politiki per arsyen se vetem Prokuroria dhe Gjykata mund te formuljone akuzen e jo me nje Kryeminister. dashur pa dashur Bashes po i vjen zogu ne dore se do ta perdori kete karte per kapital politik, duke u paraqitur si viktime.

    Përgjigju
  • YoungTribune: 14/06/2019 11:33

    Do ishte mire per Partine Demokratike te thoshte me mire me Saliun se me kete kalama qe don te marre per dore gjysmen e shqipetareve.

    Përgjigju
  • BAJG REXHEP LEKA KASAP [ KEPI ]: 14/06/2019 10:23

    O Shqiptar lul basha dihet që është idjot ai është përdofur keq nga krimineli malok salhe. Tani po përpëlitet si gjarpëri kur i presin kokën sëbashku me pijanec ristanin. Ka ardh dita të paguajn karshi këti populli martir.

    Përgjigju
  • robi: 14/06/2019 10:16

    shikojeni kur te dale Paloqja apo Gazmend himleri, apo Klevis krrici i faros, apo Flamur geringu dhe te thone se parate na i ka dhuruar vangjush dako per te na futur ne sherr

    Përgjigju
  • Lexues: 14/06/2019 10:09

    Banoret po juriste te gjithe , lere shown se nuk me i mire se te tjeret

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024

Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024