Dosja e lobimit/ Prokuroria shqiptare u furnizua me prova nga FBI, ja sa vite burg rrezikon Basha

Dosja e lobimit/ Prokuroria shqiptare u furnizua me prova nga FBI, ja sa vite burg rrezikon Basha

Prokurorisë së Tiranës i janë dashur 20 muaj hetime për të dalë në konkluzionin se Lulzim Basha, kryetar i PD dhe dy funksionarët e lartë të kësaj partie, ish-sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani dhe financieri Ilir Dervishi, duhen të merren të pandehur për finanncimin e dyshimte te perdorur per lobimin në SHBA. Lideri i PD-s, Basha, Ristani dhe Dervishi akuzohen për “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale (pastrim parash)” dhe “Falsifikim të vulave, stampave ose formularëve”, akuza këto që rrezikojnë t'i dënojnë deri ne 10 vite burg. Konkretisht, nga dokumentat e dorezuara nga autoritetet investigative amerikane rezultojne pagesa direkte nga ana e Partise Demokratike ne prag te zgjedhjeve te 2017 per 525.000 dollare. Partia Demokratike deklaroi ne Shqiperi veem 25 mije dollare, pra nuk njihet ende origjina e 500 mije dollareve qe dyshohet te jene para te pista. Nje tjeter pagese, prej 150 mije dollaresh, eshte bere ne nje kompani lobimi ne SHBA per llogari te Partise Demokratike nga kompania guacke Biniatta Trade qe rezulton ne pronesi te dy qytetareve ruse misterioze.

Shqiptarja.com siguroi shkresën e firmosur nga prokurorët e çështjes Ervin Karanxha, Gjergji Tako dhe Kole Hysenaj, ku theksohet se nëse Basha nuk paraqitet ditën e hënë në orën 09:30 në prokurori do të bëhet shoqërimi i detyrueshëm.

Kodi Penal
Neni 287
“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë Kriminale”
ç)kryerjes së veprimeve financiare ose transaksioneve të copëzuara për shmangien nga raportimi, sipas legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.

Neni 190/3
“Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”
Kur falsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet.

Prokuroria shqiptare u ndihmua nga FBI-ja
Një ndihmë të madhe për hetimin e çështjes së kontratave lobuese në SHBA të drejtuesve të Partisë Demokratike, prokuroria shqiptare ka marrë nga kolegët e saj amerikanë. Pasi u publikua investigimi i revistës amerikane “Mother Jones” vitin e shkuar, mbi lobimin prej 675.000 dollarësh nga Partia Demokratike, përmes kompanisë “Stonington Strategies” të lobistit Nick Muzin, ngrinte dyshime se pas një pjese të pagesave të bëra nga kompania “Biniatta Trade LP”, me qendër në Skoci, qëndrojnë biznesmenë rusë, u nxitën tri hetime paralele: në SHBA, Skoci dhe Shqipëri, të cilat janë ende aktive. Prokuroria shqiptare nëpërmjet letër-porosive kërkoi ndihmë nga SHBA dhe Skocia nga ku përfitoi shumë informacione të vlefshme. Hetimet fillimisht nisën në SHBA nga FBI-ja nga ku mësohet se prokuroria shqiptare është furnizuar me informacione që kanë çuar në zbardhjen e skemës së përdorur dhe në grumbullimin e provave të vyera.

Fletë-thirrja e Prokurorisë së Tiranës për Bashën

Dy kontratat në prag të fushatës
Në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit 2017, Partia Demokratike e udhëhequr nga Lulzim Basha lidhi dy kontrata me lobistin e saj në Uashington, “Stonington Strategies”, në mënyrë që të siguronte takime të nivelit të lartë me administratën e Presidentit Donald Trump. Por dy vite pas këtyre kontratave, Lulzim Bashës, do i duhet të japë llogari në prokurori para zgjedhjeve lokale që pritet të zhvillohen në qershor të 2019.

Më 14 nëntor 2017, “Stonington Strategies” raportoi në Departamentin e Drejtësisë se ka marrë dy pagesa nga Partia Demokratike me vlerë totale 525 mijë USD dhe një pagesë të tretë nga “Biniatta Trade LP” në vlerën e 150 mijë USD. Por 650.000 dollare prej këtyre pagesave nuk rezultojne te deklaruara në raportin financiar të dorëzuar nga PD në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e 25 qershorit, çka ngre dyshime serioze për origjinën e parave.

Gjithashtu, mbetet e paqartë se cila është marrëdhënia mes Partisë Demokratike dhe kompanisë “Biniatta Trade LP,” e cila është në pronësi të një zinxhiri kompanish të regjistruara në Belizë- nje shtet i Amerikës Qendrore i njohur si parajsë fiskale. Përveç dy kontratave të lidhura me “Stonington Strategies,” gjatë të njëjtës periudhë PD ka lidhur edhe një kontratë me kompaninë lobiste “Barnes and Thornburg LLP” në fillim të prillit me vlerë 150 mijë USD. Në total,shpenzimet e Partisë Demokratike për lobistët në Uashington për periudhën mars- qershor kapin vlerën e 825 mijë USD- më e lartë se të ardhurat totale që Partia Demokratike deklaroi në KQZ.

(Lexo këtu lajmin e plotë që Basha do të merret i pandehur dhe detajet për lobimin)

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • peoples: 14/06/2019 14:18

    Ah ,po e presin atje brenda e tij te njome...Good luck Lul Basha

    Përgjigju
  • Skender: 14/06/2019 10:52

    I shkreti ta marrin pak griso se I duhet ore do na knaq my be burg ash edhe I bukur do e shpallim mis burgu

    Përgjigju
  • Tullaci: 14/06/2019 09:52

    10 vjet? Boll jane. Del me i pjekur dhe me i burreruar. Dhe mendon 2 here para se te hedhesh hapin.

    Përgjigju
  • MINUSHE: 14/06/2019 09:38

    shkelin ligjin...kryejne veper penale ....dhe e kthejne ne POLITIKE...por ska per ti shpetuar njeri DREJTESISE

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 14/06/2019 09:34

    Me vjen keq qe nuk ka denim kapital sepse per krimet dhe vjedhjet qe kane bere qw nga 1997-ta Gerdeci 21 janari ti ngresh trekembshat Berishes Bashes Mediut tek sheshi Skenderbej 10 vite burg me internet televizor per ata eshte si te jene ne kamp pushimi.

    Përgjigju
  • shkurt2014: 14/06/2019 09:20

    Po calesh dyshimesh per prokurorine,kshtu jane te gjithe ishe pushtetare,me rrethin e tyre banditesk.Pore te tille e me keqe jane edhe kryetarte e partive,te pd plakut,lir floririt e edvin narkomanit,te gjthe hajdute e bandite,skane lene gje pa vjedhur e placikite ktije populli mjera.Pore ne rastin konkrete eshte zagari i plakut,lul pushti,qe prokuroria done te justifikoje porosine qe munde te kete dhene SHBA per kto para.Ndoshta SHBA duan te dijne burimin e tyre qe munde te jete rusia ne ket raste,pore kurre nuke do te kete burgime ne vendin tone per raste te tildha,arsyeja mungon drejtesia,eshte e komanduar nga kta mafiozte e larte permendur.

    Përgjigju
  • Thanasi: 14/06/2019 08:29

    Ore popull nje pyetje kam sala nga behet ne tere kete gjullurdi. Nuk ka dal fare me then ndonje llaf.

    Përgjigju
    • Ermali: 14/06/2019 08:44

      I ka hyre PRESHI SALI krimineli

  • asolingo: 14/06/2019 08:10

    Luli mos u tremb se dhe burgu per burra eshte dhe ne burg mund te organizosh demostrata,dhe na thuaj se ne ke burg do te cojne te te vijme me ndonje komposto.

    Përgjigju
    • Ne tiron: 14/06/2019 09:31

      Po prandaj trembet ai, se ne vetvete nuk ndjehet burre

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja