'Dekriminalizim' në shkolla, s'ka më mësues pedofil apo i dënuar për vepra penale ndaj fëmijëve! Ndryshon rregulli për emërimin e drejtorëve

'Dekriminalizim' në shkolla, s'ka më mësues pedofil apo i dënuar për vepra penale ndaj fëmijëve! Ndryshon rregulli për emërimin e drejtorëve

Foto ilustruese

Pedofilët dhe çdo person që është dënuar më parë për një vepër penale që lidhen me të miturit, nuk mund të ushtrojë asnjëherë profesionin e mësuesit dhe asnjë funksion tjetër brenda institucioneve arsimore parauniversitare, pavarësisht kryerjes së dënimit dhe rehabilitimit. Kështu parashikon nisma e fundit ligjore e qeverisë për ndryshimin e ligjit të vitit 2012 për arsimin parauniversitar.

Ky parashikim synon parandalimin e përsëritjes së veprës penale ndaj fëmijëve dhe shërben si një garanci më shumë për një sistem arsimor të sigurt. “Është e papranueshme që në sistemin arsimor të punojnë individ me të shkuar kriminale edhe pse të rehabilituar, pasi dëmtojnë sistemin arsimor dhe nuk mbështesin parimet themelore të garantimit të sigurisë dhe interesit më i lartë i fëmijës”, thuhet në relacionin e draftit për ndryshimin e ligjit.

Nuk mund t’u afrohen shkollave të dënuarit për marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur, marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur, vepra të turpshme dhe ngacmim seksual ndaj të miturve, shfrytëzim prostitucioni, trafikim rrëmbim mbajtje peng ndaj të miturit, ndërhyrje të paligjshme në jetën private, përndjekje, braktisje, keqtrajtim etj., ndaj të miturve.

Ndryshimet kanë shtuar në ligj parashikimin e miratimit nga ministri i arsimit për ndërtimin dhe rikonstruksionin e godinave të institucioneve arsimore publike. Sipas ligjit aktual në fuqi kjo është kompetencë vetëm e njësive të vetëqeverisjes vendore.

Drejtorët e shkollave nuk do të emërohen më nga kryetarët e bashkive, por vetëm nga kreu i zyrës arsimore rajonale përkatëse, i cili është përgjegjës edhe për shkarkimin apo pezullimin e drejtorëve. Drejtori i zyrës arsimore do të caktojë edhe mësuesit në dispozicion.

Është parashikuar edhe shtimi i një neni të veçantë në ligjin aktual të ligjit për arsimin parauniversitar, për arsimimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara në Qendra Burimore.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • XYZ: 09/07/2022 09:06

    Edhe ne Vlore 80% e drejtuesve jane te ciklit te ulet te emeruar nga Vilma Bello dhe Alma Bakiu.Imagjinoni kontrollojne mesuesit e ciklit te larte.

    Përgjigju
  • Alfons: 08/07/2022 23:08

    Ok ,per ligjin e dekriminizimit,por drejtoret nuk i bejne krimet pra se te behen drejtora se sjane gje ne dore ose punojne kamariera.pasi u vjen zogu ne dore nga partia dhe behen drejtora atehere behen skllavopronare dhe e shijojne pjeshken.psh .drejtori i shkolles se inxhinierise se ndertimit zevendesoi drejtorin paraardhes babain e jolezes se famshme te sajmir tahirit i cili bashkejetonte me sekretaren ne zyre.dhe ky i riu e ka bere harem dhe dashnores i ka hapur nje vend te ri pune nga mesuese ne shefe te njesise se zhvillimit ,disa here jane ankuar mesueset e shkrete per kthimin ne bordello te shkolles nga keta te dy dhe grabitjes se tendereva dhe marrjes se lekeve nga mesuesit por drejtoria arsimore eshte me keq se ky.

    Përgjigju
  • Noli: 08/07/2022 21:39

    Asnjeher drejtoret e shkollave jan emeruar nga drejtuesit e Bashkive por jan emeruar nga Dr. Arsimore.

    Përgjigju
  • Elio: 08/07/2022 19:41

    Po ka nevoj per ligj per let pune eeee?????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë