TIRANE-Mbi 2000 të dënuar në burgjet shqiptare dhe ata të konsideruarit “VIP-a” të botës së krimit për herë të parë humbin të drejtën e votës për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 18 qershor 2017.
 
Referuar Ligjit nr 138/2015 njohur si ligji i Dekriminalizimit thuajse gjysma e Kodit Penal për vepra të dënueshme më burg, të heq të drejtën për të zgjedhur me anë të votës.
 
Këtë të drejtë të burgosurit e kanë ushtruar duke votuar në ambientet e burgjeve pak pasi regjistroheshin në gjykatë.
 
Por me hyrjen në fuqi të Ligjit për Dekriminalizimin, të dënuarit me vendim të formës së prerë përjashtohen nga e drejta për të zgjedhur parlamentin e ri dhe nga ky penalitet përfshihen një gamë e madhe dënimesh që nisin nga vepra kriminale si genocide dhe deri tek korrupsioni i zyrtarëve të drejtësisë.
 
Të dënuar të cilët do të privohen nga e drejta e votës janë dhe ata që janë dënuar për armëmbajtje pa leje, kultivim e trafikim narkotikësh, organizata kriminale, pastrim parash, e deri tek prostitucioni.
 
E drejta e votës nuk do ti hiqet atyre personave të cilëve aktualisht ndodhen në burgje por kanë statusin e të paraburgosurit pasi dënimet e tyre nuk kanë marrë formën e prerë nga gjykata e apelit.

ReportTv ka kontaktuar me zyrtarë të burgjeve të cilët u shprehën se janë në pritje të listave nga zyrtat e gjendjes civile dhe nga 6000 të paraburgosur e burgosur që ata trajtojnë aktualisht më shumë se gjysma e tyre pritet të mos kenë të drejtë vote.
 
Ligji i Dekriminalizimit është në fuqi prej më shumë se 6 muaj dhe nga miratimi i tij asnjë politikan apo zyrtar nuk është përjashtuar nga jeta publike dhe politike, shkak për të cilin u miratua dhe ky ligj për të pastruar politikën nga të inkriminuarit.
 
Veprat Penale që ndëshkojnë votën e të dënuarve

-Genocidi

-Krime kundër njerëzimit

-Shpërndarja kompjuterike e materialeve pro gjenocidit ose krimeve kundër njerëzimit

-Krimet e luftës

Vrasjet

-Vrasja me dashje

-Vrasja e kryer me dashje dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

-Vrasja me dashje në lidhje me një krim tjetër

-Vrasja me dashje, që paraprin, shoqëron, fsheh ose pason një krim tjetër, dënohet me burgim jo
më pak se njëzet vjet.

-Vrasja me paramendim

-Vrasja për gjakmarrje

-Vrasja në rrethana të tjera cilësuese

-Vrasja me dashje e kryer:

-Vrasja e funksionarëve publikë

-Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit

-Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare

-Tortura

-Tortura me pasoja të rënda

-Plagosja e rëndë me dashje

-Shitblerja e transplanteve, si dhe çdo veprimtari që lidhet me heqjen dhe implantimin e paligjshëm të organeve, dënohet me burgim nga 3 deri në 10 vjet.

-Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur

-Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç

-Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura

-Marrëdhëniet homoseksuale me dhunë me të rritur

-Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur

-Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me kërcënim me përdorimin e armës

-Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruar detyrën

-Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona

-Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit

-Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit në rrethana lehtësuese

-Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë

Zhdukja me forcë
-Heqja e paligjshme e lirisë

-Trafikimi i personave të rritur

-Rrëmbimi i avionëve, anijeve dhe mjeteve të tjera

-Shfrytëzimi i prostitucionit

-Fshehja ose ndërrimi me dashje i fëmijës

-Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën

-Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit

-Vjedhja me armë

-Vjedhja me pasojë vdekjen

-Skemat mashtruese dhe piramidale

-Dëmtimi i objekteve mbrojtëse

-Marrja e shpërblimeve

-Vënia në shërbim të shteteve të huaja

Atentati

-Komploti

-Kryengritja

-Thirrjet për armatosje ose marrja pa të drejtë e komandës

-Vepra me qëllime terroriste

-Financimi i terrorizmit

-Fshehja e fondeve dhe e pasurive të tjera, që financojnë terrorizmin

-Kryerja e shërbimeve dhe veprimeve me persona të shpallur

-Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllimeve terroriste ose të financimit të terrorizmit

-Stërvitja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste

-Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste

-Kanosja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste

-Krijimi i turmave të armatosura

-Prodhimi i armëve luftarake

-Organizata terroriste

-Banda e armatosur

-Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit

-Trafikimi i armëve dhe i municionit

-Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktive

-Prodhimi dhe shitja e narkotikëve

-Trafikimi i narkotikëve

-Organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale

-Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale

-Veprimet që lehtësojnë trafikimin

-Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike

-Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë

Shpërdorimi i detyrës

-Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike

-Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë

-Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë

-Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë

-Kreun X “Vepra penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve”, të Kodit Penal;

(d.b/dy.ba/shqiptarja.com)