Megjithatë Taulant Balla e ka paraqitur këtë listë sot në Kuvend ku ka akuzuar se kandidatët e të djathtës janë me të shkuar kriminale e për këtë arsye nuk duhet që të jenë pjesë e zgjedhjeve të 21 qershorit.
Lista e dorëzuar nga Balla në prokurori përmban 57 emra dhe në kërkesën e tij Balla kërkon të dijë nga prokuroria nëse ndaj personave që janë pjesë e kësaj liste kanë nisur procedimet penale dhe nëse ndaj këtyre individëve ka apo jo një akuzë konkrete të ngritur.
Të dyja palët politike kanë akuzuar njëra-tjetrën se në zgjedhje po përfaqësohen nga kandidatë të inkriminuar. Ka qenë ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ajo që ka deklaruar se në listat e kandidatëve ishin persona me të shkuar kriminale e për këtë kërkoi që partitë politike të rishikonin edhe njëherë listat e tyre të kandidatëve për zgjedhjet lokale.
Emrat e kandidatëve të përfshirë në këtë listë janë:
Voltana Ademi
Rrok Doda
Zef Hila
Andon Koka
Gëzim Vata
Ilir Krosi
Basir Çupa
Nezir Rizvani
Bashkim Shehu
Besim Dushaj
Elez Maçi
Grida Duma
Redi Saraçi
Hamdi Pasha
Ardian Turku
Fadil Brazhda
Asqeri Kuqja
Albert Kreçi
Qamil Boja
Kodhel Çaja
Bajazit Karriqi
Enkeled Alibeaj
Gëzim Caushi
Luan Mustafai
Igli Kokalari
Gentian Muhameti
Altin Çomo
Sadik Xhelili
Niko Shupali
Genc Deromema
Malo Myftaraj
Kreshnik Bozho
Përparim Shameti
Durim Alinani
Halim Kosova
Xhelal Mziu
Eqerem Deliu
Fiqiri Ismaili
Frank Frrokaj
Gjergj Prenga
Hajredin Bakiasi
Beip Çela
Engjell Cara
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)