Artan Cuku nuk ka qëlluar me armë për t’u vetëmbrojtur. Ekspertiza ka zbuluar se ish-drejtorit të policisë së Vlorës nuk i janë gjetur gjurmë baruti.
Ky rezultat ka shtuar dyshimet se kanë qenë dy persona të cilët kanë qëlluar ndaj Cukut.
Duke qenë se u gjetën dy lloj gëzhojash në vendin e ngjarës, policia dyshoi se komisari kishte qëlluar ndaj tij. Hetuesit tashmë janë në kërkim të dy personave që mund të kenë qëlluar ndaj ish- zyrtarit të policisë. Dyshohet se personi i parë nuk ka qëlluar në shenjë dhe komisari mund të jetë përleshur me të. Për këtë arsye është afruar atentatori i dytë, i cili gjithashtu ka qëlluar në drejtim të Artan Cukut.
Laboratori i kriminalistikës: S’u gjetën shenja baruti në duart e Cukut
Përgjigjet e para të Laboratorit të kriminalistikës kanë konfirmuar se në duart e Artan Cukut jo vetëm që nuk i janë gjetur gjurmë baruti, por nuk i janë gjetur as shenja të tjera që mund të çojnë në identifikimin e autorëve.
Sipas raportit mjeko-ligjor në trupin e ish-drejtorit të policisë së Vlorës janë gjetur 4 plumba, 3 në trup dhe 1 në kokë. Edhe dëshmitë që kanë dhënë në polici të afërmit e Cukut, se ai nuk mbante armë, apo që kanë parë dy persona poshtë pallatit, kanë konfirmuar tashmë se kanë qenë dy atentatorë që kanë qëlluar në drejtim të ish-komisarit.
Dëshmia e gruas së Cukut: Artani s'mbante armë
Bashkëshortja e Artan Cukut, e marrë në pyetje për këtë ngjarje nuk ka qënë në gjëndje të jepte një përshkrim të njërit prej autorëve që ajo kishte parë, teksa qëndronte në hollin e pallatit, aty ku ai i kishte zënë pritë burrit të saj.
Ajo u ka thënë efektivave të policisë së Tiranës se bashkëshorti kishte kohë që nuk mbante pistoletë me vete. Madje edhe kur ka qënë në detyrën e drejtorit të policisë, ai armën nuk e mbante kur ndodhej me familjes.
Policia gjen rroba të braktisura dyshime se janë të vrasësit të Cukut
Policia ka gjetur disa rroba të braktisura pranë postës nr.8 në kryeqytet të cilat dyshohen se i përkasin vrasësit të Cukut. Rrobat e gjetura ngjajnë me ato që kishte veshur vrasësi që u pikas nga kamerat e sigurisë ditën që u ekzekutua ish-drejtori i policisë. Ekspertët po ekzaminojnë rrobat e gjetura për të përcaktuar nëse i përkasin vrasësit të Cukut.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com