Del fotoja,Basha udhëtoi më parë
në Edinburgh, pastaj në Londër

Del fotoja,Basha udhëtoi më parë<br />në Edinburgh, pastaj në Londër<br>
Vetëm një ditë pas akuzave të forta nga foltorja e Kuvendit, kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ka publikuar një foto në ‘facebook’, ku tregon se ndodhej dje Lulzim Basha. Në një njoftim nga selia blu, u bë e ditur se kreu demokrat ndodhej në Londër me ftesë të Partisë Konservatore Britanike të Kryeministres Theresa May.

Por, Tualant Balla e hodhi poshtë deklaratën e PD, duke thënë në Kuvend se Basha ka shkuar në Edinburgh të Skocisë, në vendin ku është bërë pagesa e 674 mijë dollarëve për lobim në SHBA. Mbrëmjen e sotme, Sekretari i Përgjithshëm i PS ka publikuar një foto, ku Basha shfaqet në tren me bashkëshorten e tij, teksa shkruan se kreu i selisë blu duke udhëtuar nga Edinburgh për në Londër. Ndër të tjera, deputeti socialist ironizon Bashën, teksa shkruan se ai thotë që është “në Londër duke takuar shqiptarët që jetojnë këtu”.

“Basha është në Edinburg, në vendin ku është bërë pagesa e 675 mijë dollarëve. Në Edinburg, në vendin ku kompania që pagoi 675 mijë euro për lobim në SHBA, ka rezidencën e vet. Pse iku Lulzimi në Edinburg? Nuk kemi rezultate nga prokuroria, por nuk ka nevojë për fakte që Luli është gënjeshtar", tha Balla dje në seancën plenare.

balla fb
(Postimi i Taulant Ballës, ku shfaqet Lulzim Basha me bashkëshorten në tren)

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

‘Kam qenë duke u nda me gruan’, banori i Thethit i drejtohet Ramës pasi merr certifikatën e pronësisë: Më solle pajtimin dhe unitetin

‘Kam qenë duke u nda me gruan’, banori i Thethit i drejtohet Ramës pasi merr certifikatën e pronësisë: Më solle pajtimin dhe unitetin