Detaje të reja kanë dalë në dritë për vrasjen e 45-vjeçares shqiptare në Nea Smyrni të Athinës, e cila u qëllua për vdekje nga i dashuri i saj 48-vjeçar, gjithashtu shqiptar. Mediat greke kanë publikuar edhe fotografinë e viktimës Julieta Obzova, ndërsa nëna e saj ka treguar mes lotësh se nuk dinte asgjë për lidhjen sentimentale të së bijës.

Nëna e 45-vjeçares mësoi për vrasjen vetëm pak kohë pas ngjarjes, kur u telefonua nga vajza tjetër e saj, e cila i dha lajmin e rëndë.

E tronditur dhe mes lotësh, ajo u tha gazetarëve se e bija nuk i kishte treguar asgjë për marrëdhënien që kishte me 48-vjeçarin.

“Nuk di asgjë. Nuk më kishte thënë asgjë. Tani mësova për vajzën time. Më telefonoi vajza tjetër dhe ma tha pak më parë. Nuk më kishte folur për lidhjen e saj. Me ish-bashkëshortin ishte ndarë prej shumë kohësh”, tha nëna e 45-vjeçares.


Lajmi kryesor:

E rëndë në Greqi/ Shqiptari vret të dashurën për xhelozi dhe më pas veten! I zuri pritë sapo doli nga pallati, ishte edhe i martuar! Pozonte në rrjet me armë (FOTOT)