Një i moshuar i cili ishte shtruar për mjekim në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë, ka humbur jetën teksa ka dalë nga spitali për të blerë diçka në supermarketin afër tij.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, ku i moshuari ka pësuar atak kardiak në rrugën Bardhyl sapo ai kishte lënë dhomën ku ishte i shtruar.
 
Të dhënat flasin se i moshuari është Skënder M dhe ishte i shtruar në repartin e Kardiologjisë në QSUT.

Në vendin ku ndodhi ngjarja ka shkuar grupi hetimor,i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)