Del para vettingut gjyqtari që votoi kundër Dritan Dajtit

Del para vettingut gjyqtari që votoi kundër Dritan Dajtit

Fuat Vjerdha sot para KPK

Ka dalë sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Fuat Vjerdha, kryetari i Gjykatës së Apelit Civil në Shkodër.

Hetimi mbi Vjerdhën është bërë në bazë të tre kritereve, të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale.

Në lidhje me pasurinë, ILDKPKI, ka dorëzuar një raport me konstatimin se deklarimi është i saktë dhe në përputhje më ligjin. Në raport thuhet se Vjerdha nuk ka kryer fshehje të pasurisë dhe deklarim të rremë.

KPK ka bërë një kontroll të pavarur për pasurinë e subjektit që konsistojnë si më poshtë: Dy apartamente 87 mijë e 500 euro. Një garazh me vlerë 10 mijë euro. Njësi tregtare 61 mikë e 500 euro. Makinë blerë në 2014, për 219 mijë lekë. Të gjitha pasuritë e mësipërme, me vendndodhje në Shkodër, janë trashëguar nga nëna e subjektit, si bashkëpronare e truallit ku është ndërtuar pallati.

Pasi kreu hetim për këto pasuri, KPK konstatoi se nuk ka problematika me burimin e ligjshëm të tyre, pasi rrjedh nga trashëgimia. Nga ana tjetër janë konstatuar disa mospërputhje për sipërfaqet e pasurive, për të cilat gjyqtari ka dhënë shpjegime.

Subjekti nuk ka paraqitur dokumentacion të mëtejshëm për këtë pronë. Vjerdha ka deklaruar se ky vendim i KKP nuk është ekzekutuar ende dhe se deri tani nuk ka asnjë përfitim prej saj.

Në lidhje me mjetin "Daimler Benz" të blerë 290 mijë lekë nuk ka rezultuar asnjë problematikë.

Sipas KPK subjekti ka pasur vështirësi të lehtë në raportin burime financiare dhe shpenzimet e tij. Në vitin  2008-2009-2012 ka një bilanc negativ me 400 mijë lekë.

Në raportin e DSIK thuhet se Vjerdha është i përshtatshëm për të qëndruar në sistem.

Në shkurt 2019, KPK i kërkoi DSIK një përditësim të raportit. Në 11 prill 2019 DSIK konfirmoi përshtatshmërinë e tij për sistemin.

Sipas KLD, nuk janë konstatuar problematika apo mangësi në profesionalizmin e Vjerdhës.

Nga publiku janë paraqitur shtatë ankesa për Vjerdhën. Pas shqyrtimit është propozuar arkivimi i tyre, pasi nuk rezulton të ketë elementë të shkeljeve nga subjekti.

Vendimi për Vjerdhën do të jepet në datë 8 Maj.

Vjerdha rezulton se është një nga 2 gjyqtarët që votuan kundër heqjes së dënimit me burg përjetë ndaj Dritan Dajtit në apelin e krimeve.

Fuat Vjerdha

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LKarini: 06/05/2019 20:47

    Ky ka favorizuar ndertuesin e tij, Sait Fishten. Kontrolloni proceset gjyqsore.

    Përgjigju
  • Shkodra: 06/05/2019 14:56

    Ky nuk ka pasuri,ky mban vetem kesh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë