PRISHTINË, 7 Tetor /ATSH-B.Jashari/.- Një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, i kryesuar nga kryetari, Prof. dr. Enver Hasani, ka udhëtuar sot për vizitë zyrtare në Paris.
Gjatë qëndrimit në kryeqytetin francez, të mërkurën, kryetari Hasani dhe delegacioni i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës do të takohen me kryetarin e Këshillit Kushtetues të Francës, Jean-Louis Debré, si dhe me zëvendëskryetarin e Këshillit Shtetëror të këtij vendi, Jean-Marc Sauvé.
Delegacioni i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës do të zhvillojë takime edhe me zyrtarë të lartë në Ministrinë e Drejtësisë të Francës.
Qëllimi i kësaj vizite është shkëmbimi i përvojave në raportet ndërmjet gjykatave kushtetuese dhe gjykatave supreme të të dyja vendeve, në aspektin e mbrojtjes kushtetuese të të drejtave të njeriut.
Vizita është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar (GIZ)./k.s/
/Shqiptarja.com